Categories Lajme

“Me shpresë arrihen të gjitha ëndrrat”, historia prekëse e çiftit shqiptar

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur të postojë në rrjetet sociale historinë prekëse dhe motivuese të çiftit shqiptar, Zenepes dhe Gëzimit.

“MIRËMËNGJES
dhe me këtë surprizë nga Anjeza, e cila po përgatit ciklin e ri javor, “Njerëz të Padukshëm”, ju uroj një fillim sa më të mbarë të punëve të këtij Viti të Ri”, shkruan Rama.

Zenepja dhe Gëzimi kanë përfunduar në karrocë me rrota ndërsa ishin fare të rinj, për shkak të një aksidenti.

“Në kohën që unë isha e fejuar, në moshën 27-vjeçare shkoj për të marrë fustanin e nuses. Duke udhëtuar me motor bëj aksident dhe gjithçka mori fund aty, sepse unë përfundova në një karrige me rrota. Aty u mbyll jeta ime, të gjitha ëndrrat e mia, sepse u mbylla në shtëpi, mes 4 mureve. Me pak fjalë kalova në depresion për 8 vite”, rrëfen gruaja në video.

Gëzimi nuk mundi të shijonte moshën e rinisë pasi përfundoi i paralizuar që në moshën 19-vjeçare.

“Bëj aksident në Greqi. Çdo gjë ishte mjegull, s’po e kuptoja se ku isha. Kur kam hapur sytë kam kuptuar që qenka e vërtetë, paskam bërë aksident. Përfundova në karrige më rrota, kam qenë 19 vjeç, nuk e provova moshën e rinisë”, shprehet ai.

Por, pranvera e 2009-ës ndryshoi gjithçka.

Çifti u dashurua dhe sot ata presim një vajzë. Zenepja tregon se nuk e kishte menduar se do të martohej një ditë ndërsa Gëzimi rrëfen që është dashuruar me të që në momentin e parë që janë takuar.

“Në fillim, nuk e mendoja se mund të martohesha një ditë”, thotë Zenepja ndërsa rrëfen se lumturinë që ajo për një muaj do të bëhet nënë.

“Lumturia nuk paska fund. Zoti është i madh, më ka bekuar me një shtatzani, të cilën unë pres që për një muaj të lind një vajzë. Jam e lumtur sepse është diçka që e kemi ëndërruar, dëshiruar dhe ja zoti na bekoi”, thotë ajo.

Edhe pse në muajin e tetë të shtatzanisë, Zenepja nuk shkëputet asnjë ditë nga puna duke ndjekur nga dhoma e maternitetit, fondacionin dhe kopshtin që së bashku me Gëzimin, kujdesën për 97 fëmijë.

“Me këtë histori më shumë se motivuese, ERTV ka menduar të përcjelli edhe një mesazh ku me zëmër të bardhe me shumë shpresë arrihen të gjitha ëndrrat”, tregon Anjeza Maja. “Njerëz të Padukshëm”, është cikli më i ri javor përgatitur prej saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME