Categories Lajme

“Më shqetëson shtimi i të shtruarvel”, Pipero zbulon pse është ngritur numri

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur mbi shtimin e rasteve të reja me koronavirus në vend këto ditë, duke thënë se disa arsye janë lehtësimi i masave, mosrespektimi i distancimit social nga qytetarët, infektimi i bluzave të bardha dhe rritja e numrit të testimeve.

“Ka disa arsye po t’i rreshtonin do të thosha, e para është heqja e masave kufizuese, u liruan të gjitha masat. Besoj janë afërsisht 2 javë dhe me lehtësimin e masave ne prisnim një numër të shtuar rastesh se është e natyrshme. Besoj se nuk e justifikon vetëm lirimi, natyrisht duhej të shoqërohej, nuk do të thotë të mos kemi kujdes. Virusi qarkullon, dhe janë disa masa që duheshin vazhduar nga qytetarët.

Një arsye e dytë janë grumbullimet e njerëzve që koicidoi edhe me protesta. Së treti, vazhdon ende gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe kësisoj është shtuar numri i tamponëve. Po t’i referohemi përqindjes së pozitiviteti është 10%. Një arsye tjetër është edhe numri i shtuar i rasteve pozitive midis bluzave të bardha dhe pacientëve jashtë spitalit i Infektiv.

Kjo ka bërë që numri i rasteve të shtohet, por nuk na shqetësojnë rastet pozitive, do të ketë. Më shqetëson numri i shtuar i rasteve të shtruar në spital. Midis tyre një pjesë rastesh të rënda. Është një situatë që duhet analizuar. Besoj se thelbi i gjithë këtyre gjërave është mosrespektimi i të gjitha masave”, tha Pipero në studion e “ABC News”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME