Categories Showbiz

Rrëfimi emocional i Sabri Fejzullahut për kthimin në Prishtinë

Sot në emisionin “Frontal” në T7, ka qenë i ftuar këngëtari Sabri Fejzullahu, i cili sot është nderuar me çmimin “Çelësi i Kryeqytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Fejzullahu në 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ka rrëfyer përjetimin e tij për kohën e luftës dhe kthimin në Kosovë Ai ka folur edhe për kohën kur ka qëndruar në Strugë bashkë me familjen.

“Në ditën e Bajramit e thirra vëllain, më tregoi që janë të bllokuar të gjithë. Të gjithë kosovarët interesoheshim ku i kemi familjarët. Kur vinte mbrëmja, thoshim o Zot a do të fluturojnë aeroplanët për të bombarduar, o Zot a do të kthehemi”, ka thënë Fejzullahu në Frontal. Fejzullahu tha se gjatë kohës së luftës kur ishte larg Prishtinës, i mungonte qyteti  por edhe njerëzit, për të cilët nuk dinte a ishin gjallë.

“Nga Prishtina më mungonin njerëzit, nuk dija për fatin e askujt. Nuk dinim askush për askënd ku jemi, thosha a do të jemi të lirë athu.  Njerëzit tregonin se kanë shkatërruar gjithçka në Prishtinë”, ka thënë ai. Fejzullahu tha se emocionet e kthimit në atdhe pas përfundimit të luftës janë të papërshkrueshme.

“Prishtina ishte shkret, katastrofë, si çdo qytet. Më e keqja ishte se nuk e dinim si po ndodh me qytetet tjera. Ditën e parë kur kam ardhur në Prishtinë, në hotel Grand kam shku me pi kafe, kanë qenë do djem të rinj me veshje të UÇK’së, ka pasur edhe të huaj e gazetarë. Frikësohesha me hy, nuk e dija a kam të drejtë. Më thanë o axha Sabri, hyr, Kosova është e lirë, nuk ka më vrasës”, ka thënë Fejzullahu në Frontal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME