Categories Lajme

Me slitë dhe motor dëbore, regjistrimi amerikan i popullsisë nis nga Alaska

Regjistrimi amerikan i vitit 2020 ka filluar zyrtarisht në gjirin e Toksook, një fshat i largët në bregdetin e Alaskës. Steven Dillingham, kreu i Byrosë së Regjistrimeve të SHBA, ka nisur numërimin me një vizitë ceremoniale të një plaku fisnor, Lizzie Chimiugak Nenguryarr, 90 vjeç.

Regjistrimi bëhet çdo 10 vjet, dhe shumica e banorëve të vendit numërohen nga mesi i marsit. Por regjistruesit në këtë zonë nisin punën që në janar, kur toka është ende e ngrirë, pasi nëse do të do të prisnin disa muaj toka do të kthehej në kënetë dhe do të ishte e pamundur të kalonin.

Personat përgjegjës për të bërë regjistrimin në këtë zonë përdorin slitë, qen dhe motorë dëbore për të arritur në këto vende. Në regjistrimin e fundit të bërë në 2010, Gjiri i Toksook kishte një popullsi prej 590 banorë. Byroja vlerësoi në vitin 2017 se kjo ishte rritur në 661.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME