Categories Lajme

Me thikë në brez tentoi të korruptonte policin me euro false, si u kap në Durrës 45-vjeçari nga Egjipti

A. E., 45 vjeç, lindur në Egjypt dhe banues në Itali, është vënë në prangat e policisë se Durrësit për shkak se është kapur me një thikë në brez.

Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, për të kaluar kufirin me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një biçak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me kartëmonedhën euro dhe dokumentet false.

Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat, në PKK Port Durrës dhe në PKK Rinas janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Të arrestuarit në PKK Durrës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një armë të ftohtë .

Si rezultat i kontrolleve, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të kalojnë kufirin me dokumente false apo duke mbajtur me vete sende të jashtëligjshme, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. E., 45 vjeç, lindur në Egjypt dhe banues në Itali.

Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, për të kaluar kufirin me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një armë e ftohtë (biçak), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me kartëmonedhën euro dhe dokumentet false.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME