Categories Lajme

Pellg me gjak në korridor/ “Shtëpia është e imja!”, gruaja e autorit zbardh detajet tronditëse nga krimi në Roskovec: Ja ku e gjeta të vrarë nusen e djalit

Një rrëfim tronditës vjen nga bashkëshortja e autorit të krimit në Roskovec, ku 61-vjeçari vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas u vetëvra, duke u mbytur në pemë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vidhishtë. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për BalkanWeb një intervistë me Qerime Hoxhën, e cila duke larë pellgun me gjak të nuses së djalit, tregoi edhe detajet tronditëse. Me një shtupë në dorë, e moshuara rrëfeu sherret e vazhdueshme mes burrit të saj dhe nuses së djalit për banesën. Ajo pohoi se pak pas krimit burri i saj kishte ikur nga toka me vrap, dhe nuk i kishte treguar për atë çka i kishte ngjarë në shtëpinë e tij.

INTERVISTA
Si e more vesh qe ndodhi ngjarja?

Nuk shkonte nusja me atë. Kur erdha unë ai e kishte bërë atë punë. Ajo thoshte; ‘s’ke punë që të vish këtu se janë shtëpitë e mia’. E acaronte shumë. As ajo se donte, as djali. Kishte një muaj. Ata rrinin me qira.

Ju ku ishit kur ndodhi krimi?
Isha andej poshtë, kam një kuzhinë poshtë. Erdha deri te gjyma e rrugës, deri te dera dhe nuk kisha guxim të hyja brenda. E pashë atë shtrirë (nusen). Burrin tim e panë që po ecte me vrap nga toka. S’më tregoi fare. Më tha se do dilte nga toka, iku me vrap. Iku u var andej. Shkoi policia, ajo e gjeti.

E kishit menduar ndonjëherë këtë gjë?
S’ma priste mendja. E dija që ishte i egër, por s’ma mori mendja se do e bënte këtë gjë. Kisha një çupë unë që iku me dashuri, ka 12 vite, dhe thoshte; do e vras.

Kishte kërkuar urdhër mbrojtje?
Po ka vajtur në polici. Ajo thoshte; ti nuk ke shtëpi këtu, s’ke punë këtu. Janë shtëpitë e mia.

Ku e kishte vrarë? Se thuhet që është vrarë në banjo
Nuk e di, këtu gjeta gjak. Ka qenë në dhomë. Se di ku e ka vrarë, këtu e pamë.

Ziheshin shumë?
Nusja thoshte që ‘këtu s’ke punë’. Djali mbronte nusen, jo babanë. Shtëpitë e Xhavairit ishin. Ajo thoshte i kam unë shtëpitë. Ziheshin përditë, bënte llafe. I thoshte; shporru. ‘Të më hash m… unë nuk luaj që këtu’, thoshte nusja. Djali kishte nusen e parë, dhe kjo u bë sebep. Këtu rrinte Xhevairi.(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME