Categories Sport

Media franceze: dështim mosarritja e kreut të grupit nga Franca

Kampionia e Botës dhe nënkampionia e Evropës, Franca mund të mos e mbyllë në krye të grupit të saj garën për kualifikueset e Euro 2020. A mund të quhet ky një dështim? Pas disa javësh kampionat, është koha e impenjimit ndërkombëtar. Me të mbërritur në Clairefontaine të hënën pasdite, skuadra franceze do të duhet të presë biletën e saj për Euro 2020, ku do të përballet me Moldavinë (të enjten) dhe me Shqipërinë (të dielën) në dy ndeshjet e fundit vendimtare.

Pas tetë ndeshjeve në Grupin H, Kampionët në fuqi të Botës nuk kanë siguruar ende kualifikimin e tyre, dhe aktualisht janë në vendin e dytë me pikë të barabarta (19) me Turqinë, por janë 4 pikë përpara Islandës. Me fjalë të tjera, mbyllja e grupit në vendin e parë mund të jetë tepër delikate për Blutë që nuk kanë më në duar fatin e tyre, dhe do t’iu duhet një fitore për të arritur zyrtarisht kualifikimin.

“Nuk e di nëse prisnim kaq shumë vështirësi, por nuk më kujtohen ndonjëherë Blutë të jenë kualifikuar tre ditë nga fundi. Nuk ka qenë kurrë e thjeshtë. Kishim një përballje të dyfishtë kundër Turqisë ku morrëm 1 pikë nga 6… Mund të kishim bërë më mirë”, pranoi trajneri Didier Deschamps, të hënën, në një konferencë për shtyp, duke paralajmëruar për natyrën e pabesë të ndeshjeve kualifikuese. Kampionia e Rusi 2018 do të luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020 në 14 nëntor do të presë Moldavisë dhe në 17 nëntor kundër Shqipërisë në transfertën e “Air Albania”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME