Categories Lajme

Mediat britanike: Mafiozët shqiptarë përdorin Tik-Tok për të sjellë emigrantët

Mafiozët shqiptarë po përdorin TikTok për të reklamuar “biznesin” e tyre të trafikut të paligjshëm të personave, të cilëve u marrin më shumë se 20,000 £ për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike “Mirror” ka gjetur reklama në rrjetin social, madje njëri mburrej se kishte një shans për të takuar Mbretëreshën.

“Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% e sigurt. Për më shumë DM.”

Një reklamë e dytë, e postuar më 21 dhjetor, thoshte: Një tjetër udhëtim gati për në Angli. 24,000 paund. Udhëtim i sigurt për në Angli para Krishtlindjeve. Na kontaktoni shpejt.

Këto reklama u shfaqën 6 ditë pasi Agjencia Kombëtare e Krimit njoftoi marrëveshjet me TikTok, Facebook, Instagram, YouTube dhe Tëitter, të cilat ofruan bashkëpunim kundër grupeve të krimit që përdorin internetin për të rekrutuar, komunikuar dhe reklamuar shërbime të jashtëligjshme. Megjithatë TikTok tani ka përjashtuar përdoruesit që kemi identifikuar, duke thënë: Kjo reklamë nuk ka vend në platformën tonë. Siguria është prioriteti ynë. Ne investojmë në njerëz dhe teknologji për të hequr përmbajtje të kësaj natyre.

Por duket se nuk ka funksionuar siç duhet, pasi rreth 21,365 njerëz u arrestuan pasi hynë ilegalisht në Angli deri në shtator të këtij viti, duke rrezikuar edhe jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME