Categories Lajme

Shuhet në moshën 92-vjeçare ish-presidenti grek Karolos Papulias

Ish-presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka ndërruar jetë të dielën në moshën 92-vjeçare duke lënë pas një karrierë të gjatë politike. Papulias ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe zyrtari i lartë i të majtës greke PASOK. Ish-presidenti grek Karolos Papulias ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare të dielën në Athinë. Papulias u lind në një fshat të Janinës në vitin 1929. Studimet i kreu në Universitetin e Milanos e më pas mori edhe doktoraturën në Universitetin e Këlnit për marrëdhënie ndërkombëtare.

Papulias u anëtarësua në partinë e majtë të Papandhreut në vitin 1974.

Në periudhën 1985-1989 shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme dhe më vonë për një vit edhe zv/ministër i Mbrojtjes Kombëtare. Ai shërbeu si deputet i Janinës për 26 vjet, nga ’77 deri në vitin 2004.

Më 12 dhjetor 2004 u propozua nga kryeministri i atëhershëm, Kostas Karamanlis për të marrë postin e Presidentit të Republikës. Propozimin e mbështeti edhe PASOK-u. Papulias ishte ndër të vetmit presidentë që shërbyen për dy mandate. Ai u zgjodh në vitin 2005 dhe e la detyrën në 2015 pas dy mandatesh 5-vjeçare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME