Categories Lajme

Mediat e huaja jehonë bllokimit të shqiptarëve në Kakavijë: Makinat në radhë për 20 kilometra

Situata e vështirë e krijuar në Kakavijë prej katër ditë me rradhë është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. The Guardian dhe media franceze, Lefigaro kanë shkruar për këtë ngjarje ku mijëra makina kanë krijuar radhët që tashmë kanë shkuar në 25 kilometra. Të gjitha pamjet e publikuara gjatë këtyre ditëve ku shqiptarët janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës, kanë bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Prestigjiozja “The Guardian” shkruan se rreth 4000 makina janë bllokuar në një linjë prej 20 kilometrash. “Mijëra shqiptarë krijuan një radhë të madhe makinash në kufirin Grek sot ndërsa ata nxituan të riktheheshin në vend për të punuar, përpara rregullave të reja të virusit, tha policia.

Rreth 4,000 makina u bllokuan në një linjë 20 km (12 milje) në vendkalimin kufitar të Kakavijës në Shqipërinë e Jugut, në një varg makinash që po rritet duke qenë se Greqia njoftoi kërkesa më të ashpra në fillim të javës për të përmirësuar një rritje në infeksione.”– shkruan The Guardian. Gjithashtu edhe e përditshmja franceze, Lefigaro ka raportuar se mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi u bllokuan në kufirin midis dy vendeve, duke u përpjekur të kalonin para se të hynte në fuqi ligji për karantinën e detyrueshme në vendin ku ato punojnë dhe jetojnë. “Radha e rreth 4,000 makinave, mbi 20 kilometra, është formuar në pikën kufitare të Kakavijës në jug të Shqipërisë që nga njoftimi për masat e reja Greke.”– shkruan në artikullin për Shqipërinë Lefigaro.

Nga 16 gusht, do të lejohen të hyjnë në Greqi maksimumi 750 persona në ditë nga Shqipëria. Të gjithë këta persona duhet të kenë me vete testin negativ të Covid-19, të realizuar në 72 e fundit, dhe gjithashtu të qëndrojnë në karantinë për shtatë ditë. Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19. Kaosi në pikat kufitare vijon prej 4 ditësh, ndërsa shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë zgjidhje situatës. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME