Categories Lajme

Mediat ruse për tragjedinë në Qerret: Njëra prej grave ishte me kancer, s’bënte sauna!

Mediat ruse japin të tjera detaje për ngjarjen e rëndë dhe tragjike që ndodhi në Qerret të Kavajës mbrëmjen e djeshme ku mbetën të vdekur 4 turistë rusë.  Në shkrime të mediat ruse thuhet se e gjithë familja kishte veshur rroba të përshtatshme për saunën por në të njëjtën kohë, nuk dihet nëse ata hynë në dhomën e avullit. Në media thuhet se gruaja e moshuar ka qenë e diagnostikuar me kancer, kështu që ajo nuk mund të hynte në Sauna.

Hetimi për vdekjen e katër turistëve rusë në saunan e një hoteli në Qerret ka nisur, ndërsa po merren në pyetje të gjithë dëshmitarët okularë.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dëshmitë e punonjësve të hotelit, që kanë pasur kontaktet e fundit me katër turistët. Referuar dëshmive të tyre, behët me dije agjenda e rusëve. Ata kishin rezervuar në vendin tonë përmes një agjencie turistike dhe kanë mbërritur në Shqipëri të dielën e kaluar.

Ditën e fundit të jetës, të katërt kanë udhëtuar drejt Ohrit. Në darkë kishin rezervuar xhakuzi në ambientet e hotelit, por kanë mbërritur me vonesë, rreth orës 20:30, sipas një punonjëseje.

Pasi zbritën nga dhoma shkuan në katin e nëndheshëm, ku ndodhet xhakuzi. Në hotel nuk kanë konsumuar ushqime apo pije. Kur punonjësja i ka pyetur nëse u duhet diçka, janë përgjigjur se kanë nevojë për privatësi.
Sipas punonjëses, ajo ka shkuar sërish t’i pyesë nëse duan të porosisin gjë dhe sërish kanë marrë të njëjtën përgjigje.

Më vonë, ka shkuar t’i thotë që do ambienti i xhakuzit dot të mbyllet, por i ka gjetur të pajetë personat.

Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën pajetë nga një punonjëse e personelit, recepsionistja e hotelit, ku ishte akomoduar grupi i shtetasve rusë.

Anila Hoxha raporton se menjëherë pas ngjarjes, është njoftuar ambasada ruse, që u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të jenë të pranishëm gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë më pas si do te procedohet nga Prokuroria e Kavajës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME