Categories Showbiz

Përballja me Jurgenin, Mikela: Babai dhe vëllai im do vinin të sqaroheshin me të

Mikela dhe Jurgeni janë përballur ashpër në Për’puthen Prime ku nuk mungoi përfshirja e familjarëve. Mikela e nisi diskutimin duke e pyetur se si e ka pritur familja kur i tha se “shkon për 5 mijë lekë” dhe më pas vijoi se babai dhe vëllai i saj do të shkonin për tu sqaruar me Jurgenin.

Nga ana tjetër, Mikela e pyeti se çfarë do të bëjë nëse do ta nxehë prap, ndërsa Jurgeni e sqaroi se nuk do të vendosë dorë mbi asnjë femër, pavarësisht veprimeve që bëhen nga pala tjetër.

Mikela: Nuk e di si të ka pritur familja duke ditur që ke edhe nënë edhe motër. Të kanë duartrokitur?

Jurgen: Ti nuk e di çfarë më kanë thënë.

Mikela: Ti djalë i dashur ëndërron të kesh familje si e imja dhe më lejo të të them që faleminderit zotit nuk e kam sepse nuk e ke çerekun e edukatës që ka vëllai im. Ti ke nisur çdo gjë për edukatën. E ka nisur Bruno që zhgërryhesh dhe ti s’kishte pse të hyje.

Jurgen: Kam pasur pëlqim për ty por veprimet më bëjnë të stepem.

Mikela: Por kjo nuk të jep të drejtë se çfarë bëj unë. Ti je tipik djali shqiptar që kur nuk do femra me ty, ajo është e përdalë. Ti në mesazhe më ke thënë “kam një pëlqim për ty, por nuk ta shpreh dot pas situatave që kanë ardhur.”

Jurgen: Do më lejosh të flas?

Mikela: Të nxeha prap, çfarë do bësh? Do vësh dorë mbi një femër?

Jurgen: Jam ai mashkull që çfarë do lloj që të ndodhë, nuk kthej dorë mbi një femër. Jam i fundit që e bëj atë gjë. Nëse do isha i tillë, për gjestin që bëre ti, do kisha vendosur dorë mbi ty.

Mikela: Kanë dashur të vijnë vëllai dhe babai im këtu dhe të sqarohen ndryshe me këtë. Ti nuk pranon dot që një femër të refuzon ty./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME