Categories Lajme

Mediat serbe: Po zhvillohen bisedime në fshehtësi për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Marrëveshjen për rivendosjen e linjës ajrore në mes Prishtinës dhe Beogradit, mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike, po e shohin si një dëshmi se në heshtje në prapaskenë po zhvillohen bisedime intensive për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. “Një tjetër fitore”, tha Presidenti amerikan Donald Trump përmes Twitterit, duke reaguar ndaj arritjes së marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore Beograd-Prishtinë.Trump në Twitter ndau edhe një fotografi të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Ambasadën amerikane në Berlin. Gazeta serbe ‘Danas’, citon presidentin amerikan Donald Trump, i cili tha se “të gjithë thoshin se nuk mund të realizohet, megjithatë, për herë të parë në njëzet e pesë vjetët e fundit do të vendosen fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës”, duke falënderuar ambasadorët Robert O’Brien dhe Richard Grenell, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja u nënshkrua nga delegacioni i Ministrisë serbe të Ekonomisë me përfaqësues të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në prani të ambasadorit amerikan në Gjermani dhe të dërguarit special presidencial i SHBA për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe Robert O’Brien -këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA. Sipas gazetës serbe, njëri nga kushtet që marrëveshja të zbatohet është heqja e taksës për mallrat serbe. Marrëveshjen e ka konsideruar si sukses presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka falënderuar publikisht amerikanët Grenell dhe O’Brien për “energjinë dhe përpjekjen që bënë për të arritur marrëveshjen, si dhe presidentin Trump për interesimin e treguar”.

Rivendosjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë, burime diplomatike të gazetës “Danas” e interpretojnë si dëshmi se në kuadër të heshtjes së bisedimeve të udhëhequra nga Brukseli për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, intensivisht po negociohet në prapaskenë, me një rol aktiv të Washingtonit, përcjell Telegrafi. “Grenell dhe O’Brien janë njerëzit më të besueshëm të Trump-it, dhe prezantojnë pjesën e administratës së Uashingtonit që do të pajtohej me ndarjen e Kosovës, në qoftë se për këtë dakordohen Beogradi dhe Prishtina. Muajt e ardhshëm do të vazhdojë angazhimi i rritur i SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Arritja e marrëveshjes do të ishte përfitim i dyfishtë për presidentin Trump – me çfarë ai do të regjistronte një poen të madh të politikës së jashtme në skenën ndërkombëtare gjatë garës për mandatin e tij të dytë presidencial, si dhe do të zvogëlonte ndikimin e Rusisë, rivalit kryesor në politikën e jashtme të Amerikës, ndaj Serbisë”, citon gazeta serbe duke u thirrur në burimet e saj diplomatike. Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Studime Evropiane, ka thënë për gazetën serbe, se marrëveshja për rivendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd është një sinjal i mirë – pas “shuarjes” së dialogut për më shumë se një vit. Beshiri thekson se “duke pasur parasysh faktin se negociatat janë kryer në fshehtësi, ato nuk i janë ekspozuar vlerësimeve të përgjegjësisë publike, kështu që kompania gjermane do t’i menaxhojë fluturimet në vend të kompanisë nga Serbia apo Kosova”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME