Categories Lajme

Mediat të blerë nga Greqia, reagon Albanian Free Press: Nuk ka sekrete, do ndjekim rrugën ligjore!

Një ditë pas publikimit të listës së mediave të paguara me fonde greke ka reaguar edhe Albanian Free Press. Përmes një njoftimi për shtyp, Spyros Sideris, përfaqësuesi i saj shprehet se lista e publikuar është një përrallë e pabazuar në fakte.

Në njoftim Albanian Free Press thekson se nuk e toleron dot shpifjen dhe cënimin e integretit profesional dhe do të ndjekë rrugën ligjore për ata që publikojnë fakte pa prova.

“Ditët e fundit, pas botimit të një artikulli në lidhje me pretendimet për fonde sekrete të kanalizuara për media në Shqipëri dhe IRJ të Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, një pjesë e shtypit shqiptar ka riprodhuar këtë artikull si dhe ka vënë në shënjestër biznesin tim në fushën e medias në Shqipëri. Kushdo që kërkon shtriga dhe dragonj në përrallën që përpiqen të krijojnë, fatkeqësisht për ta, nuk do të mundin të gjejnë diçka, sado që të kërkojnë. Jo sepse janë sekrete të fshehura mirë, por sepse nuk ka sekrete dhe nuk ka as fonde sekrete”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë

Deklaratë për shtyp mbi disa publikime në media që atakojnë padrejtësisht gazetën Albanian Free Press Nga: Spyros Sideris, botues i Albanian Freee Press, pjesë e Grupit Independent Balkan Neës Agency LTD Media Group  Ditët e fundit, pas botimit të një artikulli në lidhje me pretendimet për fonde sekrete të kanalizuara për media në Shqipëri dhe IRJ të Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, një pjesë e shtypit shqiptar ka riprodhuar këtë artikull si dhe ka vënë në shënjestër biznesin tim në fushën e medias në Shqipëri. Kushdo që kërkon shtriga dhe dragonj në përrallën që përpiqen të krijojnë, fatkeqësisht për ta, nuk do të mundin të gjejnë diçka, sado që të kërkojnë. Jo sepse janë sekrete të fshehura mirë, por sepse nuk ka sekrete dhe nuk ka as fonde sekrete.

Ajo që vërtet ekziston, është një vizion për gazetari të lirë dhe të pavarur, pa fake neës, mbushur me informacion, jashtë interesave të biznesit, në respekt të lexuesit dhe nevojës së tij për informacion të saktë dhe të besueshëm.Ky është angazhimi im dhe i kolegëve të mi dhe kjo është diçka e paprekshme.

Disa, ndoshta nuk mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë kjo sepse ata kanë mësuar të punojnë në një mënyrë tjetër.

Në tridhjetë vjet gazetari në Greqi, Britaninë e Madhe dhe gjashtë vitet e fundit në Ballkan, kam fituar me punë besueshmërinë dhe vlerësimin. Jo nga grekët, por nga politikanët e huaj, qeveritë, agjencitë e lajmeve. Çdokush mund të më gjykojë për punën time. Negativisht apo pozitivisht dhe dëshira ime është kritika. E cila është gjithmonë e mirëpritur. Ajo që nuk toleroj është shpifja dhe cenimi i integritetit tim personal dhe profesional.

Si qytetar europian, si një gazetar – anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe si biznesmen në Shqipëri, unë do të ushtroj të drejtat e mia ligjore kundër atyre që do të përsërisin publikimin e fake neës pa prova duke më shkaktuar dëme mua dhe kolegëve të mi në kompaninë time e cila i përket grupit Independent Balkan Neës Agency LTD Media Group.

 

Albanian Free Press do të vazhdojë misionin e saj për informim të pavarur, për demokracinë dhe për shtypin e lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen tre automjete pranë Vasjarit në Tepelenë, disa të lënduar lehtë

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME