Categories Lajme

Megaska.ndali/ Qytetarët ‘ma.s.akrojnë’ administratat për ko.rrupsion, ja kush janë ata që nuk u lëkundën para lekëve…

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike sapo ka përfunduar një studim mbi perceptimin publik të korrupsionit, ku zbulohen disa gjetje shqetësuese mbi përhapjen dhe sofistikimin e tij.Sipas studimit, publiku sheh si grupet më pak të korruptuar mësuesit, gazetarët, mjekët, ndërsa treguesit dhe renditja e korrupsionit për zyrtarët ka mbetur thuajse i pandryshuar nga viti 2016, dhe ka vetëm një përmirësim të lehtë në këtë pikë.“Grupet e perceptuara si më të korruptuara nga publiku vazhdojnë të mbeten gjyqtarët, prokurorët, nëpunësit e doganave dhe tatimeve, nëpunësit e administratës së drejtësisë, partitë politike dhe drejtuesit e tyre. Mbeten edhe këtë radhë e njëjta renditje; pra nuk ka një rikthim të besimit të publikut ndaj këtyre institucioneve, edhe pse reforma e shpallur me bujë pritet të japë frytet, po ndoshta është në fillimet e veta” – tha Zef Preçi, drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe një nga autorët e studimit. zbuloi se afro gjysma e qytetarëve të anketuar u shprehën që administrata i ka bërë presion për ryshfet në këmbim të shërbimeve publike.

Po ashtu gjysma e të anketuarve pohuan se kanë dhënë rryshfet për të marrë shërbime publike, pra rezistenca ndaj presionit për korruptim është minimale. Afro gjysma e qytetarëve të anketuar pohuan që ishin gati të bënin të njëjtat presione korruptive, nëse do të këmbenin vendet me zyrtarin publik. Vetëm 4 % deklarojnë se nuk do të përfshiheshin kurrë në një aferë korruptive, por mbi 20% e të anketuarve kanë ende shpresë në çrrënjosjen e korrupsionit.

“Janë më shumë se sa 1/5, ose 22% e të intervistuarve që deklarojnë me besim se korrupsioni do të mund të çrrënjoset. Ky është një tregues në krahasim me matjet e mëparshme dhe që jep shpresë se zbatimi i reformës në drejtësi, siç u mbështet fuqishëm nga SHBA dhe BE, është një mundësi e mirë që kjo dukuri të ndëshkohet” – tha zoti Preçi.

Studimi vëren gjithashtu se korrupsioni i vogël me dhurata nën dorë ia ka lënë vendin korrupsionit të lartë e të sofistikuar nëpër labirintin e kontratave të pakuptueshme dhe marrëveshjeve të fshehta. Zoti Preçi i Qendrës për Kërkime Ekonomike thotë se shumica e njerëzve po i mbajnë të gjitha shpresat se korrupsionin më në fund do ta godasin SPAK dhe BKH.

“Mbetet për t’u parë vënia në funksionim e prokurorisë speciale si dhe të gjykatës së posaçme, që të kalohet nga fushatave e fjalëve në fushatën e veprave. Kjo është diçka që nuk mund t’i kërkohet llogari vetëm qeverisë. Qeveria demonstron vullnetin politik, por mbetet për t’u parë se në ç’masë ato institucione do të përmbushin funksionet e veta. Fillimi i funksionimit të këtyre institucioneve shënon fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë, por shënon në të njëjtën kohë edhe fillimin e ndarjes së pushteteve, për të cilën vendi ynë vuan shumë, sidomos gjatë dekadës së fundit” – tha zoti Preçi.

Studimi mbi perceptimin e korrupsionit nga opinioni publik është matja e pestë që nga viti 2001 në 3 elemente kryesore: presionit të administratës ndaj qytetarëve për korrupsion, realizimi i korrupsionit gjatë marrjes së shërbimeve publike dhe mbi shkallën e besimit, që ka publiku nëse korrupsioni mund të çrrënjoset.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME