Categories Lajme

Memaliaj,pallati përfshihet nga flakët, shkrumbohen plotësisht tre apartamente!

Një ndërtesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në Memaliaj. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, në lagjen nr 3 të qytetit.

Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë dhe 3 apartamente po në katin e dytë u prekën pjesërisht nga flakët. Nuk pati pasoja në njerëz. Në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna në punë gjatë natës. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat, (pallati ka nga 8 apartamente në çdo kat). Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati të lënduar nga banorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME