Categories Lajme

Lorela.K mohon akuzat se shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion

31-vjeçarja shqiptare Lorela.K ka mohuar akuzat se shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion.

Lorela.K ka folur para hetuesve dhe ka mohuar çdo akuzë, duke thënë se ajo jo vetëm që nuk i ka shfrytëzuar vajzat, por është përpjekur që të largojë nga rrjeti i prostitucionit bashëkatdhetaren e saj e cila është 17-vjeç.

Unë u përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të dilte nga telashet”, ka deklaruar 31-vjeçarja e burgosur, e njohur si Lorela, në kërkim të faljes për përfshirjen e saj në rrjetin prostitucionit.

Lorela gjithashtu ka mohuar se ka lidhje me tutorët, duke theksuar se nuk i njeh fare. Sa i përket përmendjes së parave gjatë shkëmbimit të mesazheve me 17-vjeçare, Lorela.K ka thënë se bëhet fjalë për borxhin që adoleshenjta i kishte për rregullimin e qerpikëve.

“Unë i mohoj akuzat. Nuk njoh asnjë nga personat e akuzuar për unazën. Jam nënë e një fëmije të mitur dhe po e rrit e vetme. E takova 17-vjeçaren kur ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për t’i vendosur qerpikët e rremë. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar. Nuk e njoh fotografin që thonë ata. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të largohej. Ajo nuk mund të dëgjonte asgjë. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët”, theksoi 31-vjeçarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME