Categories Lajme

Menaxhimi i mbetjeve në Vlorë, nisin disa projekte pilote të reja

Një delegacion i nivelit të lartë të Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik të Gjermanise, të drejtuar nga Volker Oel, Drejtor për Lindjen e Mesme, Evropën Juglindore dhe Lindore dhe Amerikën Latine, përfaqësuesit e GIZ dhe KFW Shqipëri, si dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, vizituan sot Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Vlorë. Ata u mirëpritën nga drejtoresha e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Elona Hodaj dhe punonjësit e Shoqërisë.

Falë Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, veçanërisht, Bashkëpunimit Teknik për mbështetje të ngushtë që prej gati 3 vitesh e gjysmë, Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka përmirësuar strukturën dhe mbështetjen që jep ndaj konsumatorëve.

Takimi i sotëm me Organizatat e Zhvillimit të Bashkëpunimit Financiar dhe Teknik ishte një mundësi e mirë për të trajtuar qasjet e ardhshme të integruara për zhvillimin e qëndrueshëm urban në lidhje me sektorët e ujit, ujit të ndotur dhe mbeturinave, ku kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë.

Për funksionimin e trajtimit të ujrave të ndotura, u dha asistencë teknike në disa nivele: menaxhim, proceset teknike dhe dokumentet udhëzuese. Në Vlorë nisën disa projekte pilote të reja:

  1. Sistemi i trajtimit, funksionimit dhe mirëmbajtjes më QR(kju-ar) Code.
  2. Laboratori i ujrave të zeza dhe

3.Kampionët automatikë. Kërkesa për të ardhmen është dhënia e mbështetjes teknike, në mënyrë që Ujësjellës Kanalizime dhe Impianti i Trajtimit të Ujrave të Ndotura Vlorë, të ketë një përdorim sa më të qëndrueshëm të burimeve të vëna në dispozicion deri më tani nga Qeveria Gjermane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME