Categories Lifestyle

Mëngjesi i shëndetshëm/ A ju ndihmon të mbani trupin në formë?

Shkencëtarët në mbarë globin kanë kryer me dhjetëra e qindra studime në lidhje me çështjen e nxehtë të mbipeshës. Ata janë përqendruar edhe tek përpjekjet e njerëzve për ta mbajtur atë nën kontroll. Disa studime rekomandojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të mos shtoni më tepër në vazhdimësi. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një mëngjes i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për arsyet e mëposhtme:

Do të jeni më pak të uritur
Ngrënia e mëngjesit parandalon rikthimin e shpejtë të urisë gjatë ditës. Në këtë mënyrë, do të jetë më e lehtë për ju për të mos e tepruar me ushqimin në orët në vijim. Kur nuk hani mëngjes, mund ta shtyni ngrënien e ushqimit për një orë të mëvonshme dhe në këtë mënyrë e lejoni organizmin të akumulojë më shumë yndyrna dhe të shtoni në peshë.

Do të bëni zgjedhje të shëndetshme
Ngrënia e mëngjesit është hapi i parë drejt marrjes së vendimeve të shëndetshme sa i përket ushqyerjes. Njerëzit që hanë mëngjes kanë tendencën të tregohen më të kujdesshëm gjatë ditës me ushqimet. Ata zgjedhin ushqime të pasura në vlera dhe jo ushqime të shpejta. Njerëzit që nuk hanë mëngjes me gjasë nuk do të hanë as fruta e as perime gjatë ditës.

Do të jeni më energjikë
Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon organizmin me shumë energji që i duhet për të nisur mbarë ditën. Nëse nuk hani mëngjes, atëherë do të neglizhoni edhe aktivitetin fizik gjë që pengon rënien në peshë. Nëse deri më tani nuk keni ngrënë mëngjes për të kursyer kohë apo kalori, jeni në kohë për të ndryshuar. Është koha të hani shëndetshëm dhe të menaxhoni peshën e trupit. Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme ofrojnë një këshillë mjaft interesante. Sipas tyre njeriu duhet “të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i vobektë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME