Categories Lifestyle

Mënyra më e mirë për të larguar aknet

Aknet janë një problem i zakonshëm i lëkurës që prekin shumë njerëz. Ato janë një inflamacion i lëkurës në të cilën gjëndra e yndyrës infektohen me baktere, fryhen dhe mbushen me qelb. Zakonisht përhapen në fytyrë, qafë, shpinë dhe shpatulla. Ka një numër të madh kremrash dhe ilaçesh në treg për t’i trajtuar ato, por kërkojnë që të shpenzoni, ndaj ky artikull ju vjen në ndihmë duke ju treguar trajtime natyrale, me përbërës që gjenden lehtësisht në shtëpitë tuaja.

Akulli Një kub akulli mund të jetë shpëtimi juaj! Ai redukton skuqjet, ënjtjet dhe inflamimin e akneve. Ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në zonën e prekur, në shtrëngimin e poreve të lëkurës dhe largimin e papastërtive dhe yndyrës së akumuluar në lëkurë.

Limoni E kemi stërthënë, por nuk ka artikull për kujdesin ndaj fytyrës që të mos përmendë vlerat dhe efektet e limonit. Vitamina C ushqen lëkurën problematike dhe aciditeti i limonit bën përtharjen e akneve. Aplikoni me një pambuk disa pika limoni në fytyrë dhe lajeni pas 15-20 minutash.

Vaji i pemës së çajit Ndiqni të njëjtën procedurë si me limonin për ta aplikuar në zonën e lëkurës ku janë shfaqur aknet. Njihet për efektet e saj qetësuese, si dhe për vetitë antibakteriale.

Avull (banjomari) Metodë efikase dhe pa kosto. Ndihmon në hapjen e poreve dhe pastrimin e tyre nga papastërtitë. Bëjeni të paktën një herë në javë!

Hudhra Hudhra është një agjent antiviral, antifungal, antiseptik dhe antioksidant që ndihmon në trajtimin e akneve.

Për pak çaste lini një thelpi hudhër në zonën e prekur nga aknet dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni trajtimin disa herë në ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME