Categories Lajme

Mënyrat më të mira për kuruar ftohjen dhe gripin në shtatzëni, pa dëmtuar fëmijën tuaj

Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar ftohjen? Nëse ftoheni, do të ndiheni të dërrmuara e krahas kësaj, duke qenë shtatzënë nuk merrni dot as mjekimet e zakonshme që përdoren për këtë, si: shurupet për kollën dhe antihistaminat. Gjithsesi, këto mjekime nuk kanë për t’ju shëruar, ndaj mundohuni të krijoni kushte sa më të rehatshme, ndërsa trupi juaj lufton me sëmundjen që po ju lodh. Më poshtë, po ju japim disa këshilla të dobishme:

Konsumoni shumë lëngje. Uji, lëngjet e frutave, çaji dhe supat e ngrohta ndihmojnë në zëvendësimin e lëngjeve që kanë humbur gjatë prodhimit të mukozës apo temperaturës. Pushoni sa më shumë të mundeni. Ju ndiheni vazhdimisht të lodhura dhe keni nevojë për qetësi dhe pushim. Rregulloni temperaturën dhe lagështirën e dhomës. Mbajeni dhomën të ngrohtë, por jo shumë të nxehtë. Nëse ajri është i thatë, një pajisje me avull mund të ndihmojë në krijimin e lagështirës së duhur apo edhe në lehtësimin e kollës. Bëni kujdes që pajisja të jetë e pastër, për të parandaluar zhvillimin e baktereve dhe të mykut.

Qetësoni fytin. Bëni gargarë me ujë dhe kripë disa herë në ditë ose pini ujë të ngrohtë me limon dhe mjaltë. Kjo ju ndihmon të qetësoni fytin e acaruar dhe kollën. Përdorni ujë fiziologjik. Për të lehtësuar rrugët e frymëmarrjes, hidhni disa pika ujë fiziologjik në hundë. Mund ta merrni pa recetë në çdo farmaci, jep menjëherë rezultat, është i sigurt dhe nuk shkakton acarime. Përdorni acetaminofen për temperaturën dhe dhimbjet e trupit. Acetaminofeni (Tylenol-i dhe barna të tjerë) janë barna që përdoren për qetësimin e dhimbjeve dhe uljen e temperaturës. Përdorimi i tij gjatë shtatzënisë është i sigurt dhe pa pasoja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME