Categories Lajme

Meren 1200 metra katrorë në breg të detit, bashkia, kadastra dhe prokuroria heshtin

Skandal me pronat publike në bregdetin e Sarandës. Sipas një investigimi të AbcNews të realizuar në qytetin e Sarandës, është zbuluar skema si po grabiten me anë të falsifikimit të letrave 1200 metrash katrorë, në një nga vendet më të kushtueshsme të Shqipërisë, në bregdetin e Sarandës.

Sipërfaqe toke në pronësi të bashkisë po grabiten me anë të dokumenteve të falsifikuara nga privati. Persona të ndryshëm kanë paraqitur pranë organeve vendore të shtetit, dokumente, të cilat nuk ekzistojnë në bashki apo në ndonjë institucion tjetër. I gjithë qëllimi është përvetësimi i kësaj lulishteje prej 1200 metrash katrorë, e cila ndodhet në bregun e detit. Tre qytetarë të Sarandës kanë bërë një denoncim në ABC ku faktojnë atë çfarë po ndodh me pronën e bashkisë e cila sipas planit urbanistik, është lulishte dhe do t’u shërbeje qytetarëve dhe turistëve.

Ata thonë se dy persona e kanë përvetësuar me anë të dokumenteve të falsifikuara duke përdorur vendimin e këshillit të ministrave të 22 majit 2019. Kjo VKM nga ana e kryetarit të bashkisë së qytetit Adrian Gurma u paraqit si sukses dhe do t’i jepej zgjidhje problemit të regjistrimit të pronave të përfituara nga qytetarët me ndarjen që kishin bërë këshilli bashkiak.

Kjo pronë ndodhet në lagjen 1 të qytetit në rrugën Turizëm-kanili i Cukës, në bllokun H-6. Në tokën që ndodhet  në bregun e detit dhe aktualisht pas denoncimeve të tre qytetarëve në pronë nuk është duke u punuar pasi ka statusin e kufizuar nga ana e kadastrës.

Ankesat dhe kallëzimet e bëra në prokurori dhe institucione të tjera nga tre qytetarët kanë frenuar ndërtimin për momentin në këtë tokë, por rreziku që ajo të shkatërrohet është prezent. Ndërsa në këtë situatë është i pashpjegueshëm mosreagimi i disa institucioneve ku përfshihet bashkia, kadastra dhe prokuroria e qytetit. Por fakt është që bashkia në këtë rast nuk ka arritur të mbrojë pronën e saj për mos të folur më pas për pronat private.

ABC do ta ndjekë këtë çështje dhe do të bëjë publike dokumente të cilat faktojnë falsifikime njëri pas tjetrit me qëllim grabitjen e pronës e publike. Aty janë të përfshirë noterë e persona të tjerë, ndërsa institucionet fshihen pas procedurave dhe afateve duke i hapur rrugë kështu një skandali i cili qëllimin e vetëm ka grabitjen e pronës publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME