Categories Lajme

Parashikimi i Bill Gates për përfundimin e pandemisë dhe rikthimin e normalitetit

Ka kaluar më shumë se një vit që kur infektimi i parë me koronavirus në botë u raportua. Kjo ndodhi në Wuhan të Kinës dhe që atëherë, virusi i Sars-Cov 2, është përhapur nëpër botë duke marrë 1.7 milionë jetë njerëzish. Një nga zërat më të dëgjuar gjatë pandemisë, ka qenë ai i themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

Në fakt, shumë nga mohuesit e pandemisë dhe kundërshtarët e vaksinës i janë referuar Gates duke e akuzuar se do të vendosë mikrochipe tek të gjithë për të kontrolluar njerëzit. Fondacioni që Gates udhëheq, bashkë me të shoqen, është një nga shkaktarët që kompanitë Pfizer dhe Biontech u bashkuan për të prodhuar një vaksinë që do të prodhojë imunitet tek njerëzit. Por, së fundmi, biznesmeni parashikoi se më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur ende.

Në një intervistë me CNN ai tha se katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët e pandemisë. Edhe 5 vite më parë, në 2015, ai kishte paralajmëruar për numrin e viktimave që një event si ky që po shohim tani do të shkaktonte. Gates tha ndërkohë për NBC se normaliteti në SHBA do të fillojë në pranverë të 2021 por që kjo të ndodhë, rekomandon reduktimin e kontakteve dhe mbajtjen e maskës.

Bill Gates kishte deklaruar se miratimi i një vaksine nuk kishte shumë gjasa të ndodhte para nëntorit. U desh të pritej edhe fare pak por parashikimi i tij ishte korrekt. Sidoqoftë, ai beson se normaliteti i plotë do të kthehet në 2022 dhe pandemia e radhës do të ndodhë brenda 20 viteve të ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME