Categories Sport

Mërgim Mavraj rikthehet në Bundesligën 2

Mërgim Mavraj do të bëhet pjesë e skuadrës së Ingolshtad në Bundesligën 2 dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Por mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka qenë edhe dje i pranishëm në stërvitjen e Aris të Selanikut.

Arsyeja e pranisë së tij ishte shumë e thjeshtë, pasi ai dëshironte që të takonte personalisht të gjithë shokët e skuadrës me të cilët kishte ndarë për disa muaj eksperiencën greke. Mavraj është përshëndetur me të gjithë duke ju uruar suksese në të ardhmen, ndërsa ka marrë edhe gjërat e tij nga kompleksi stërvitor ku nuk do të kthehet më.

Është mësuar se Mavraj do të udhëtojë që nesër drejt Gjermanisë dhe pritet që të paraqitet shumë shpejt te Ingolshtad për të filluar stërvitjen me këtë të fundit në fazën përgatitore në Spanjë. Nesër do të firmoset dhe plotësohet dokumentacioni për transferimin e tij, ashtu si dhe do të kryhet pagesa e kartonit të lojtarit, pasi rezulton se Arisi do të përfitojë një shifër të vogël nga ky transferim i futbollistit i cili erdhi si lojtar i lirë 6 muaj më parë në Selanik.

Ingolshtad ka bërë një sakrificë jo të vogël për të marrë Mavrajn, pasi për mbrojtësin shqiptar ka sakrifikuar kapitenin e skuadrës, qendërmbrojtësin Marvin Matip. Ky i fundit kishte që në vitin 2010 me Ingolshtad dhe shihej si një “idhull” nga tifozeria, por klubi ka vendosur që ta lërë jashtë skuadre, pasi në vend të tij ka afruar kapitenin e përfaqësueses shqiptare. (Tema)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME