Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka reaguar sërish në lidhje me ecurinë e zbatimit të ligjit për mbylljen e lojërave të fatit.
Ai ka publikuar disa foto ku përmes tyre argumenton se funksionimi i lojërave të fatit online vijon ende dhe sipas tij, Olsi Rama vazhdon të jetë i paprekshëm sepse sipas tij, mbyllja e pikave të basteve favorizon vëllain e kryeministrit.
Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan: “Ligji për lojërat e fatit vazhdon avazin, e verifikueshme dhe nga fotot e kompanive që funksionojnë online”.
Statusi i plotë:
Vazhdon i paprekur olsbixhozi!
Shikoni pse u “ndaluan” lojrat e fatit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Përshendetje Doktor Berisha!
Ligji për lojërat e fatit vazhdon avazin, e verifikueshme dhe nga fotot e kompanive që funksionojnë online.
Respekte
