Categories Lajme

Edhe Shqipëria e rrezikuar nga fruthi

Epidemia e fruthit në Maqedoninë fqinje, rënia e temperaturave dhe sidomos mungesa e vaksinimit mund të konsiderohen një terren i favorshëm për përhapjen e kësaj sëmundjeje edhe në Shqipëri.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 3 në Tiranë, Bruna Shiroka thotë për Tv Klan se më të rrezikuar janë fëmijët e pavaksinuar, tendencë kjo e ardhur në rritje nga viti në vit.

Shiroka shprehet: “Fakti që është në Maqedoni, ne jemi shumë pranë, për ta thënë që e kemi në prag të derës. Temperaturat e ulëta dhe ulja e tyre graduale në ditët në vijim krijon terren të përshtatshëm për hapjen e shumë virozave dhe pse jo dhe të virusit të fruthit. Përqindja e realizimit të vaksinës te fëmijët e vegjël, pra atëherë kur është e përcaktuar në kalendar vaksinimi për t’u kryer, ka qenë në ulje. Kemi zbritur deri në 70%”.

Po çfarë rreziku ka për fëmijët e pavaksinuar? Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 3 shpjegon: “Ka shumë prindër që e kanë refuzuar marrjen e vaksinës, por një fëmij i pavaksinuar jo vetëm është rrezik për veten e tij, por bëhet edhe për ata fëmijë të cilët për shkak të moshës së tyre nuk kanë marrë vaksinën e parë. Pra, janë të pambrojtur nga kjo sëmundje, siç është kontigjenti i fëmijëve 0 -1 vjeç”.

Janë shumë prindër që kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, apo ta shtyjnë atë nga frika e efekteve anësore.

“E vlerëson mjeku i konsultorit nëse fëmija është në gjendje shëndetësore të përshtatshme për ta marrë ose jo, nëse ka probleme shëndetësore ose jo, nëse ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese ose jo, të cilat mund të kushtëzojnë vetëm shtyrjen në kohë, por jo heqjen e mundësisë për ta marrë vaksinën”, thotë Shiroka.

Fruthi preku edhe një vit më parë Shqipërinë, ku numri i të prekurve i kaloi 600, ndërsa u regjistruan edhe dy viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME