Categories Politike

Merkel kritikon qëndrimet raciste të presidentit Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në konferencën vjetore me gazetarë, tha se ajo do të mbetet në postin e kancelares deri në vitin 2021, pra deri në përfundim të mandatit të tanishëm, të fituar në zgjedhjet e fundit. Në këtë mënyrë ajo i dha fund edhe një herë spekulimeve për mundësinë e largimit të parakohshëm nga posti i kancelares.

Në konferencën tradcionale vjetore me gazetarë Merkel u përgjigj edhe në pyetjen rreth sulmeve të fundit të presidentit Donald Trump ndaj katër kongresisteve demokrate në SHBA. Ajo u shpreh me përbuzje ndaj këtyre sulmeve. “Unë distancohem qartë nga këto deklarata dhe ndjej solidaritet ndaj grave të sulmuara”, theksoi Merkel në konferencën e saj vjetore për shtyp në Berlin. “Njerëzit me kombësi shumë të ndryshme kanë kontribuar në forcën e popullit amerikan”, theksoi Merkel duke shtuar se deklaratat e Trumpit janë në  “kundërshtim me fuqinë e Amerikës”.

Merkel iu bashkua kështu valës së kritikave ndaj Trumpit, për shkak të një mesazhi të tij në Twitter ku shkruante se kongresistet e Partisë Demokratike duhet të “kthehen në vendet prej nga kanë ardhur dhe të ndihmojnë këto vende krejtësisht të rrënuara nga krimet”.

“Kockat raciste…”

Të gjithë kongresmenët e Kongresit amerikan janë shtetas të këtij vendi, ndaj kërkesa e tij për largimin e personave me origjinë të huaj nuk qëndron fare. Vërejtjet e Trumpit janë kritikuar dhe quajtur “raciste”, edhe pse vet Trump i ka hedhur poshtë këto pohimet duke thënë se ai në trupin e tij nuk ka “asnjë kockë raciste”.

Shëndeti i kancelares

Një prej çështjeve më të përfolura kohët e fundit në Gjermani ka qenë shëndeti i kancelares Merkel, pas dridhjeve në tre javët e fundit. Merkel tha se i kupton shqetësimet për shëndetin e saj. “Unë i kuptoj pyetjet në lidhje me shëndetin tim, por këyre pyetjeve u kam dhënë një përgjigje”, theksoi Merkel. “Është e rëndësishme që unë të angazhohem me përgjëgjegjësi për të vepruar si kreu i qeverisë. Ju më keni njoftuar për një kohë të gjatë dhe ajo që mund të them është  – unë mund ta kryej këtë funksion”, theksoi Merkel.

“Unë do të përfundoj punën time politike në vitin 2021, por shpresoj që jeta të vazhdojë edhe pas kësaj dhe unë do të doja që ajo të vazhdojë në një mënyrë të shëndetshme”, theksoi Merkel.

Konferenca vjetore për shtyp është një ngjarje tradicionale në politikën e Berlinit, e cila filloi në kohën e ish-kancelarit Helmut Kohl (1982-1998). DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME