Categories Lajme

Merkel, Putin dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka diskutuar për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike për konfliktin në Libi, gjatë dy bisedave telefonike të veçanta, me presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan dhe atë rus, Vladimir Putin. “Është rënë dakord për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike”, tha një zëdhënës i kancelares Merkel. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, ka paralajmëruar se konflikti libian mund të shndërrohet në kaos dhe të bëhet sikurse Siria. Qeveria turke do të dërgojë në parlament një projekt-ligj që detyron vendosjen e trupave në Libi, tha ministri Cavusoglu.

Presidenti, Tayyip Erdogan, tha që qeveria e tij do të kërkojë pëlqimin parlamentar për të vendosur trupa në Libi pasi qeveria e Fajez al-Serraj kërkoi mbështetje. Në Libi aktualisht janë dy qeveri: ajo që mbështetet nga OKB-ja e që është me seli në Tripoli dhe që udhëhiqet nga Fayez Serraj dhe qeveria tjetër që udhëhiqet nga komandanti Khalifa Haftar me seli në Tobruk, shkruan “Rel”.

Qeveria e Libisë e udhëhequr nga Fayez Serraj është duke u sfiduar në ushtrimin e kontrollit në tërë territorin e vendit si pasojë e Ushtrisë Kombëtare të Libisë të Gjeneralit, Khalifa Haftar, i cili është raportuar se mbështetet nga Rusia, Kina, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania. Moska ka paralajmëruar Turqinë kundër pozicionimit të trupave në Libi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME