Categories Lajme

22 milione euro nga taksa e arsimit, PD akuza bashkisë: Zero investime

Tërmeti i 26 nëntorit sipas demokratëve nxorri në pah abuzimin me taksën e arsimit dhe projektin e Bashkisë së Tiranës “Adopto një shkollë”. Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu ishin në shkollën “Musine Kokalari” në Kombinat e cila pas lëkundjeve të një muaji më parë është shpallur si jofunksionale. Ish-deputetja Tabaku denoncoi abuzimin që Bashkia ka bërë me fondet që i vjel çdo vit qytetarëve të Tiranës.

22 milion euro janë mbledhur nga viti 2016 deri më sot për taksën e infrastukturës në arsim, të cilat duhet të ishin investuar në shkolla, kopshte dhe çerdhe”, deklaroi Tabaku. Të njëjtat abuzime demokratët i denoncuan edhe në Shkollën “Lasgush Poradeci”. Për Klevis Balliun bojërat dhe fasadat pas 26 nëntorit nuk i fshehin dot vjedhjet e oligarkëve të preferuar të Bashkisë.

Gjithashtu Partia Demokratike ka denoncuar të gjithë abuzimet e bëra me institucionet arsimore në qytetet e prekura nga tërmeti. Disa shkolla të cilat u rikonstruktuan pak muaj më parë, pas tërmetit janë shembur ose janë nxjerrë jashtë funksionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME