Categories Lajme

VIDEO/ Të mbijetuarit e Thumanës: S’dalim nga hotelet, vetëm nëse shteti ndërhyn me shkop gome

Banorët e Thumanës që i mbijetuan tërmetit dhe ndodhen në hotelet e Shëngjinit kanë dalë me një vendim. Ata nuk do të lënë hotelet siç ju kërkuan përfaqësuesit e Bashkisë së Krujës në 3 janar. Kujtojmë këtu se ditën e shtunë ata nuk firmosën as dokumetet për marrjen e bonusit të strehimit dhe kërkojnë që Bashkia të jetë më e përgjegjshme në vendimet që merr. Gazetari i “ABC News”, Gjergj Figuri bisedoi me disa prej tyre të cilët u shprehën se do të largohen vetëm nëse shteti përdor dhunë. Ata sqarojnë se janë interesuar për banesa me qira dhe bonusi i caktuar nuk përputhet me vlerën e tregut.

“Jemi 349 vetë nga Thumana, nuk dalim nga hoteli pa një vendim Bashkie”, shprehen banorët. “Vetëm nëse na nxjerr policia me shkopa gome do dalim”, thotë një tjetër. Për “Abc News” banorët e Thumanës sqarojnë se gjetja e një shtëpie me qira është e vështirë për sa kohë që çmimet janë rritur dhe vlera e bonusit nuk përputhet.

“Pronarët e dinë se ka rënë tërmeti, por i kanë rritur çmimet”, thonë ata. Pjesa më e madhe e këtyre banorëve që prej më shumë se një muaj janë vendosur në hotelet e Shëngjinit janë nga Thumana. Ata kanë jetuar tek pallatet që u shëmbën totalisht ose pranë tyre. Disa madje kanë lidhje gjaku dhe me viktimat dhe janë ende të tronditur. Tani duhet të përballen dhe me dalje në rrugë, pasi vendimin e qeverisë për marrjen e bonusit e kanë kundërshtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME