Categories Lajme

Merkel: Të hapen brenda vitit, kapitujt e parë të negociatave me Tiranën

Gjermania ka marrë presidencën e BE-së dhe në daljen e saj për të shpalosur përparësitë dhe platformën gjermane, Kancelarja Angela Merkel ka përmendur dhe negociatat me Tiranën e Shkupin. Sipas kancelares, brenda këtij viti duhet të hapen kapitujt e parë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Merkel, hapja e negociatave është një sinjal i rëndësishëm që do duhet të vijë nga BE për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Konferencat e hyrjes me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë duhet të mbahen këtë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen,” u tha Angela Merkel eurodeputetëve këtë pasdite. Nëse të dy vendet ruajnë ritmin e tanishëm të reformave, kapitujt e parë të negociatave mund të hapen në nëntor ose dhjetor.  Presidenca gjermane planifikon ta vendosë çështjen në axhendën e Këshillit të BE-së në nëntor.

Deri atëherë, Komisioni Evropian gjithashtu duhet të botojë raporte të rregullta mbi përparimin e reformave në të gjitha vendet e rajonit. Komisioni Evropian javën e kaluar dorëzoi në Këshillin e BE-së një projekt-kornizë të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME