Categories Lajme

‘Do ringjallem’ Pas familjes Josifi, një tjetër rast! Gruaja nuk ushqehet prej 6 muajsh

Pas ngjarjes së Kombinatit që ka prekur të paimagjinueshme, banorët e një pallati këtu në Tiranë kanë njoftuar policinë në numrin pa pagesë duke vënë në dijeni se një grua tjetër, e cila jeton një kat më lart, ka ndërprerë ushqimin dhe nuk del më nga shtëpia. “Mora 129-ën, 129-a për 7 minuta i ka sjellë njerëzit këtu”, shprehet banori. Gazetarja Anila Hoxha: Çfarë grupi ka frekuentuar? “Grupin unë nuk e di, me gojëdhënat që janë thonë që janë me Jehovain”, deklaron ai.  “Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatinë dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj”, rrëfen e ëma. Gazetarja Anila Hoxha: Po pse?

“Nuk më hahet thotë”, sqaron mamaja.Ky është rrëfimi i nënës së Vjollcës, një inxhiniere ndërtimi, e cila darkoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri dhe më pas me argumentin se është sëmurë ajo refuzon të ushqehet. E bindur në fjalën e të bijës, e moshuara këmbëngul se Vjollca është sëmurë, megjithëse shton se tre vite më parë familja ia ndaloi të frekuentonte një grup fetar.“Ia ndërpreva unë.”Gruaja kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë, por ajo i refuzoi.

“Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë”, deklaron e ëma. E shtrirë në krevat, Vjollca këmbëngul se është sëmurë ndaj nuk ushqehet dhe se pas njoftimit, policia i kontrolloi shtëpinë dhe madje e çuan edhe në spital. Gazetarja Anila Hoxha: Çfarë ndodhi që e le ushqimin?Vjollca: Jam sëmurë Gazetarja Anila Hoxha: Si e kuptove ti që kishe problem shëndetësor? Vjollca: Jam shumë e sigurt, ky është problem mjekësor

Gazetarja Anila Hoxha: A je me dëshmitarët e Jehovait? Vjollca: Jam sëmurë, po ata persona vazhdojnë më kërkojnë, ata janë të interesuar, sepse muhabeti im në një farë mënyre ka marrë zgjidhje. Gazetarja Anila Hoxha: Çfarë problemi kishe ti që prisje zgjidhje?Vjollca: Prisja zgjidhje që të arrija një besim, me ata persona të arrija besimin timGazetarja Anila Hoxha: E arrite?

Vjollca: Besimi im në një farë mënyre është përhapur, tani ka ngelur te ata persona, se unë e ndjej veten shumë sëmurë. Unë hyra sepse pashë diçka të vërtetë në besimin e tyre, jo plotësisht në atë besimin e plotë që ata kishin, sepse ata besojnë në një farë ringjalljeje të vërtetë, jo vetëm frymore. Gazetarja Anila Hoxha: Beson te ringjallja?

Vjollca: BesojGazetarja Anila Hoxha: Që kthehesh bashkë me trupin sërish? Vjollca: Po kthehesh, po në një trup të përjetshëm Sipas një burimi të Top Channel-it, ky rast është referuar në prokurori, që do të vlerësojë nëse gruaja është vërtetë sëmurë apo po përdor justifikime për të bindur të afërmit se nuk ka motive të tjera që i di në fakt vetëm ajo./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME