Categories Lajme

“Vëllaçko më duhen 850 dollarë!”, zbulohen mesazhet: Si funksiononte skema

Një operacion i policisë ditën e djeshme u finalizua me arrestimin e 9 personave, pasi mashtronin qytetarët, duke i kërkuar para borxh në emër të miqve në Facebook. Nëntë shtetasit, sipas policisë, iu vidhnin adresat personale në rrjetet sociale, pra i hakeronin, dhe i shkruanin mesazhe në emër të miqve të tyre. Këta shtetas, sipas njoftimit të policisë në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për një periudhë 1-vjeçare, kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38.000 euro.

Në disa mesazhe rezulton se shumë qytetarë, ku i kërkojnë shuma nga 700 apo 800 dollarë amerikanë, si borxh, duke ia kthyer pas disa muajsh. “Vëllaçko përshëndetje! Si të kam ty? A je lodh, si të kanë shkuar punë, familja. Unë po vazhdoj përpjekje me ardhur në USA, por të drejtohem si vëlla, kam ngelur për një dokument për punën, më prish punë për vizën. A ke mundësi më ndihmo me ndonjë shumë të hollash, 850$. Dërgomi sot në Shqipëri. Unë këto do t’i kthej në maj, se do marrë rrogën Lili. Shumë respekt vëlla, të përqafoj, besoj shumë se do të më ndihmosh”.

Personi binte pre e mashtrimit, i premton me mesazh që do t’ia dërgoj sapo të marrë rrogën, pasi pronari ku punon nuk ia ka vonuar pagën për shkak të situatës së pandemisë dhe do t’i duhej që t’ia vonojë. “Po.. më thuaj ça emri t’i nis, korrekt për ty. Sot do të mundohem t’i nis, ose maksimumi nesër.. se marr rrogën. Po, ka mundësi edhe sot”, i përgjigjet miku në mesazhin në Facebook. Personi u peshkua, Agron Maqellara e falënderon dhe i sugjeron që t’i nisë me anë të transfertave të parave sipas agjencive të ndryshme, por jo me emrin e tij, por të dajës, pasi ka kredi dhe ia bllokon banka. Rrengu funksionon dhe i jep emrin e kartës së identitetit të Artan Meços, si foto, si dhe kodin ku do ta kalojë.  “Shumë faleminderit vëllaçko. Dërgomi me emrin Artan Meço, Shqipëri, se unë kam kredi në bankë. Të falënderoj shumë që po më zgjidh këtë problem”, reagon Maqellara.

Një ditë më pas më 17 prill, miku i kthen përgjigje: “Goni, bosim im dha një pjesë të rrogës, dje ma prishi qejfin se është mbylljes si të gjithë të tjerët, biznesin vet. Sorry vëllai im dhe për të nis vetëm 100 USD. Për respekt se nuk kam mundësi. Më tepër dhuratë nga unë! Në ca emri do që t’i nis për 1 orë, të lutem shumë!”. Pavarësisht se shuma nuk është aq sa duhej, ai e falendëron dhe i thotë se ia po pret që t’ia transferojë shumën e premtuar.

“E kreva me sukses. Arjanit Bejko nga Neë Yorku, 100 USD nisa dhe mbërrijnë aty 100 USD se taksën e pagova këtu 12 USD. Kodi është 24110114. Në emrin Artan Meço, siç më the ti. Po e ruaj faturën deri sa të më thuash t’i që i more, në rregull dhe pas unë këtë e hedh në kosh… nuk ka çmë duhet më. E ruaj për garanci derisa të marrësh porosinë time. Të fala shumë dhe mbarësi më shumë”, i çon mesazhin si përgjigje.. Janë me dhjetëra mesazhe për viktimat dhe se shuma që kërkojnë janë të njëjta, që variojnë nga 700-800 USD, premtimi është se ia kthejnë pas disa muajsh. Ndërsa në postimet në foto janë edhe faturat e transfertave të parave.

Policia ka dhënë vetë inicialet e të nëntë arrestuarve nga ky super mashtrim që shkon në në shumë jo të vogël, por në total shuma shkon në 38 mijë euro. “Në kuadër të operacionit u kapën 9 shtetas, për të cilët u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” për shtetasit: E. A., 29 vjeç, I. Q., 27 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. T., 28 vjeçe, N. Sh., 21 vjeç, E. H., 33 vjeçe, A. Sh., 21 vjeç, A. A., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por A.Spahiu në Facebook jep edhe emra personash, pasi në mesazhin e tij shprehet  “kur arijnë dhe të vjedhin dhe miqtë në Facebook dhe kërkojnë euro dhe te miqtë e tyre. Ka pi kafe disa here me N.A e kërkon të mashtrojë , ta vjedhë vëllanë e tij s’di ça më thane me shumë. Këto miq do Zoti nuk t’i jep pjesë. L Pllaha më kë njohur ty me ca shokë që mallkoj veten një mijë herë në ditë se pse u kam dhënë shoqëri”, shkruan Spahiu. Ndërsa një tjetër denoncim është edhe për Erenik Pekën 30 vjeç.

Mesazhi 16 prill Agron: Vëllaçko përshëndetje! Si të kam ty? A je lodh, si të kanë shkuar punë, familja. Unë po vazhdoj përpjekje me ardhë në USA, por të drejtohem si vëlla, kam ngelur për një dokument për punën, më prish punë për vizën. A ke mundësi më ndihmo me ndonjë shumë të hollash, 850$. Dërgomi sot në Shqipëri. Unë këto do t’i kthej në maj, se do marrë rrogën Lili. shumë respekt vëlla, të përqafoj, besoj shumë se do të më ndihmosh.

Përgjigja: Po.. më thuaj ca emri ti nis, korrekt për ty. Sot do të mundohem t’i nis, ose maksimumi nesër.. se marr rrogën. Po, ka mundësi edhe sot. Mesazhi tjetër/ 20 shtator 2019 Përshendetje Egzon, si je? Si je?, si po kalon. A je lodh? A ke mundësi më ndihmo për një hall me 700 euro, dërgomi sot në Shqipëri. T’i kthej në nëntor, respekt Goni.

Mesazhi i 16 prillit Argon: shumë faleminderit vëllaçko. Dërgomi me emrin Artan Meço, Shqipëri, se unë kam kredi në bankë. Të falënderoj shumë që po më zgjidh këtë problem. Përgjigja: Goni, bosim im dha një pjesë të rrogës, dje ma prishi qejfin se është mbylljes si të gjithë të tjerët, biznesin vet. Sorry vëllai im dhe për të nis vetëm 100 USD. Për respekt se nuk kam mundësi. Më tepër dhuratë nga unë! Në ca emri do që t’i nis për 1 orë, të lutem shumë! Goni: Ok! Shumë Faleminderit Agroni: Po iki në vend tjetër me Money gram, sepse kjo që isha tani ka defekt, ëester unioni…shans i keq për momentin, por jam duke ikur te vendi tjetër i moneygram.. -Sa të mbaroj për nja 20 ose 30 min të bëj, taksirat për të gjitha… mos u mërzit fare… Leket i kamë me vete

Mesazhi po më 17 prill në ora 4:18 pm Agroni: E kreva me sukses. Arjanit Bejko nga Neë Yorku, 100 USD nisa dhe mbërrijnë aty 100 USD se taksën e pagova këtu 12 USD. Kodi është 24110114. Në emrin Artan Meço, siç më the ti. Po e ruaj recetën deri sa të më thuash ti që i more, në rregull dhe pas unë këtë e hedh në kosh… nuk ka ç’më duhet më. E ruaj për garanci derisa të marrësh porosinë time. Të fala shumë dhe mbarësi më shumë.

Mesazhi tjetër po më 17 prill, ora 6:10 Pm Shumë falemenderit vëllaçko për këtë ndihmë. Unë këto do t’i marr të hënën, sepse janë mbyllur. Nesër nga koronavirusi këtu. Sapo t’i marr të hënën do të njoftoj vëllaçko im. Të përshëndes shumë dhe të uroj shumë mbarësi atje. Do të takohemi shumë shpejt kismet. Natën e mirë. Mesazhi tjetër- 21 gusht 2019 Agroni: Përshëndetje Shuajb, a je mirë? Si e ke kaluar? Më fal që të shqetësoj, a ke mundësi më ndihmo me 700 euro, m’i dërgo sot në Shqipëri, kam një hall. Unë t’i në tetor, respekt Agroni Shuajbi: O vllaçko si të kam? Ne këtej në shpi s’kemi lekë për momentin vëllaçko se na ka ardh kontenieri tjetër e jemi tu pagu doganë a gjona. Edhe po i them babit që ti nis nga Zvicra lekët. Agroni: Po a mundesh mi dërgo me Uester Union. të lutem ma mbaj konfidenciale, Shuajb, shumë faleminderit po ma zgjidhe këtë hall.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Veliaj sot në SPAK, Kryemadhi për inceneratorët: Unë dhe LSI vendosëm standard në hetimin e korrupsionit qeveritar

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi Erion Veliaj është thirrur nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet flamuri kombëtar nga godina e Bashkisë së Tiranës

Flamuri kombëtar i Shqipërisë është hequr nga godina e Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këshilli Bashkiak u mblodh online, Teliti: Është e palejueshme! Fjalën e lirë s’e ndal askush

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, komentoi për mediat vendimin e Kryesisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vasili për anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi: Karagjozë dhe halabakë

Anëtari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Petrit Vasili, në konferencë për media…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”…

LEXO ME SHUME