Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një automjet është përfshirë nga flakët në nënkalimin pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Mësohet se automjeti është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik.
Fatmirësisht, nuk raprtohet për të lënduar. Automjeti i përket tipit “Mercedes GLK”, me targë “AA 383 YL”.
Sakaq, automjeti është djegur plotësisht. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
