Categories Lajme

Çmimet përçajnë mazhorancën! Erion Braçe, “vendos në shënjestër” Autoritetin e Konkurrencës

Qytetarët po paguajnë sot më shumë për shkak të abuzimeve në treg. Denoncimi vjen nga deputeti socialist Erion Braçe sipas të cilit as ndërhyrja e sforcuar e shtetit me ngritjen e bordeve nuk po frenon rritjen e kostove. Ai kërkon më shumë transparencë prej tyre.

“Funksionimi i bordeve ka nxjerr ne pah se veç inflacionit të importuar ne po paguajmë edhe për abuzimet për mosfunksionimin e tregjeve. tregu I orizit, vajit, sheqerit vetëm nga disa kompani me çmim të unifikuar. Nuk ka konkurrencë. Ende bordi nuk po bën të qartë të gjithë transaksionet. Nga blerja në bursë dhe deri në shitjen e stacioneve të pompimit të naftës. Në bursë nuk blihet sot për nesër. Blihet për 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj. Pra, ka abuzime sepse shitet me çmimin korrent“.

Kam kërkuar dëgjesë, ka pasur abuzime për çmimet. Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndërhyjë për të gjitha këto”, thotë Jorida Tabaku.

Më shumë kontroll Braçe ka kërkuar edhe për tregun e plehrave kimikë, ku 3 kompani u gjobitën pak ditë më parë nga Autoriteti i Konkurrencës, por masa ndaj tyre është pezulluar pasi ndërmarrjet kanë çuar çështjen në gjykatë.

Për aq kohë sa ka mbështetje politike do shkojnë në gjykatë e sa kohë që qeveria nuk merr masë, padiskutim që në gjykatë të shkojnë madje me gjykatat që kemi ne të marrin edhe të drejtë. Abuzimi është skandaloz edhe pse s’kanë importuar asnjë gram nga nisja e luftës në Ukrainë“, shprehet Erion Braçe, deputet PS.

Diskutimet janë zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë ku u shqyrtua raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021, ku deputetët në vend të detajeve që mund të merrnin edhe mbi hetimet që ky institucion ka hapur  së fundmi për disa tregje si ai i vajit dhe karburanteve, u përballën me ankesa për mungesë stafi të tij. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME