Categories Lajme

I bëri “zbor” policisë holandeze, kush është shqiptari që u kthye për tu dorëzuar autoriteteve

Është lënë në paraburgim nga autoritetet holandezi 38-vjeçari shqiptar, i njohur me emrin Dejvi ‘Tony’ G, pasi akuzohet se është koka e një bande të trafikut të kokainës atje.

Mediat e huaja raportojnë se Dejvi,  i cili ka në pronësi edhe kompaninë e makinave Alba Car në një qytet në Holandë, u fsheh vitin e fundit në Shqipëri dhe këtë të mërkurë u vetëdorëzua para autoriteteve holandeze.

Por kush është 38-vjeçari shqiptar dhe pse u rikthye papritur në Holandë?

38-vjeçari mendohet se është drejtues i një organizate kriminale që merret me trafikimin e lëndëve narkotike, ndërsa është edhe pronar dhe drejtor i kompanisë së makinave Alba Car.

Sipas organeve të drejtësisë, përmes kësaj kompanie ishte drejtuar një operacion ndërkombëtar droge.

Në tetor të vitit 2020, shërbimet e hetimit bënë kontrolle të shumta në disa zona të Holandës dhe Spanjës, ku ranë në pranga 14 persona, por Dejvi arriti që t’i shpëtonte policisë.

Sipas mediave të huaja, thuhet se ai u arratis drejt Shqipërisë menjëherë pas këtij operacioni, por kohët e fundit duket se kishte filluar të mendonte vetëdorëzimin në Holandë.

Arsyeja mendohet se lidhet me banesën që ai ka në Sittard, aty ku la pas miqtë dhe jetën që kishte ngritur.

Duke mos e pasur të letë kthimin në Holandë për shkak se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, ai përmes avokates së tij Gitte Stevens kërkoi ndihmë për të finalizuar vendimin e për t’iu dorëzuar autoriteteve.

Pas dakordësimit të avokates me intancat përkatëse, ai arriti të udhëtojë nga Shqipëria drejt Holandës pa u ndalua dhe të vetëdorëzohet para policisë holandeze.

Tashmë ai ndodhet në paraburgim, ndërsa ditën e premte pritet që të dalë para trupës gjykuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME