Categories Sport

Merr fund romanca e Xherdan Shaqirit me këngëtaren shqiptare

Nuk ka zgjatur shumë lidhja mes futbollistit Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj. Çifti i kanë dhënë fund lidhjes pak muaj pasi në mediat rozë nisën të qarkullonin thashethemet se ishin në një romancë. Dhurata Ahmetaj ka nisur pushimet vetëm pak ditë më parë ndërsa vendin ku po relaksohet zgjodhi ta mbajë të fshehtë. Ndërkaq ylli i Liverpul ndodhet ende në Angli dhe vetëm pak ditë më parë festoi titullin kampion.

Tashmë edhe për futbollistin, do të nisin ditët e relaksit, por këtë herë larg këngëtares. Lajmet për ndarjen e tyre u përforcuan edhe nga fakti që këngëtarja dhe futbollisti kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram. Lidhja tyre bëri bujë në mediat rozë në fillim të këtij muaji kur dyshja u raportua se kishin nisur një histori rozë.

Lajmi u përhap shumë shpejt edhe në mediat britanike. “Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqendrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it Kosovar,”- shkroi The Sun. Pas këtyre thashethemeve, asnjëri prej tyre nuk reagoi për ti konfirmuar apo mohuar lajmet. Mbetet për t’u parë nëse Dhurata Ahmetaj dhe Xherdan Shaqiri do të rikthehen, apo ishte thjesht një lidhje pasionante e momentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME