Moderatorja, Roza Lati ka ndarë në rrjete sociale një video ku në sfond shfaqet Kobe Bryant, teksa shkruan bashkëngjitur: “Mirmëngjes…e nisim këtë ditë gri…me fjalët e shenjta të Kobe Bryant…ai nuk është më… kështu që frymëzohemi ne që jemi në këtë tokë me moton e tij.”
Por, një ndjekëse, me sa duket besimtare e fesë islame, nuk ka nguruar ta kritikojë Roza Latin të zërë mend dhe të lërë pas jetën e shfrenuar.
“Po të kesh pak mend, merr mësim e jeto jetën normale, jo të shfrenuar. Ndiq urdhrat e Allahut se të gjithë do ikim,”- i shkruan komentuesja Roza Latit.

Menjëherë moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet prerë ndjekëses: “Përshëndetje. Unë jam ortodokse, i kam rregullat ndryshe nga ty. Zoti t’rujt!”
Roza Lati prej kohësh nuk replikonte me ndjekësit në rrjete sociale, por ky koment duket se ka merituar një përgjigje nga moderatorja.
