Categories Lajme

Merret vendimi, kufijtë e BE hapen më 1 korrik

Ministrat e Brendshëm të bllokut evropian vendosën që nga 1 korriku të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së. Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedor Sanchez kanë kërkuar që hapja të bëhet në mënyrë “ të koordinuar dhe jo diskriminuese”. Turistët gjermanë, francezë dhe zviceranë sipas mediave italiane, janë gati të kthehen në vendin fqinj duke filluar nga 15 qershori.

Në një letër të përbashkët drejtuar KE-së, Italia dhe Spanja theksojnë se është “ momenti të riaktivizojmë ekonomitë tona, të rikuperojmë normalitetin e bashkë me të, dhe një element thelbësor të projektit europian siç është liria e lëvizjes në zonën Schengen”, shkruajnë ata. Mbi këtë ka folur edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e përshkroi 15 qershorin si “ ditën D për turizmin evropian”.

“Po punojmë me secilin vend, jo për t’i treguar sesa e bukur është Italia, sepse këtë e dinë të gjithë, por për t’i bërë të kuptojnë që mund të vijnë këtu me siguri të plotë”, u shpreh ai. Me gati 33.800 vdekje dhe 234,000 infektime, Italia është kthyer në njërin prej shteteve më të prekura nga Covid-19, ndaj dhe ka ngurrim nga vendet e tjera për të liruar lëvizjen me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME