Artistja big e skenës shqiptare Irma Libohova ishte e ftuar mbrëmë në spektaklin e muzikës ‘Këndo këngën time’ në Vizion Plus Në këtë spektakël marrin pjesë dhe shumë artistë të rinj ku njëra prej tyre Marjona Metohu, u pozicionua si e treta nga Irma Libohova. Mes komenteve dhe batutave në lidhje me këtë vendim të sajin Irma u shpreh:’Unë gjithë jetën çmime të dyta e të treta kam marrë. Nuk është vendi ai që të përcakton, – ka përfunduar Irma.Por e pyetur nga moderatori Ardit Roshi edhe për gabimin e saj më të madh artistik Irma u shpreh: “Ndoshta kam kënduar shumë tepër, shumë tepër këngën ritmike pa ju kthyer edhe baladave ndoshta, kështu mendoja” u shpreh Irma.
Categories
Showbiz