Categories Lajme

Mes hotelit dhe banesës me qira, durrsakët e prekur nga tërmeti s’dinë ku të shkojnë

Banorët e Durrësit të mbetur pa strehë nga tërmeti vazhdojnë të jenë konfuzë mbi strehimin e tyre. Prej më shumë se një muaji, ata qëndrojnë në hotele, por me ardhjen e vitit të ri duhet të kalojnë në banesa me qira, duke përfituar nga bonusi që u jep Bashkia.

“Deri tani nuk na kanë dhënë asnjë lek. Na kanë thënë, rrini sa të doni, ne nuk ju largojmë”, thotë një qytetare.

Shqetësimin e kësaj zonje e kanë edhe qindra të tjerë. Të paqartë për rrugën që do të ndiqet duken edhe menaxherët e hotelit. Ata tregojnë se askush nuk ka pranuar të largohet, ndonëse sipas Bashkisë kanë përfituar bonuesin e qirasë. “Ne na ka ardhur një listë nga Bashkia e Durrësit, e cila specifikon se të gjithë ata banorë që kanë qenë me qira duhet të lirojnë hotelin. Realisht, ne ja kemi kaluar si informacion, por deri tani janë të gjithë të akomoduar këtu dhe ne vazhdojmë shërbimin si në ditën e parë që ata kanë ardhur”, shprehet Eridon Buzi, menaxher i hotelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME