Një shtetas është ekzekutuar me armë zjarri, në rrethana të paqarta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën shtetasi me inicialet G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës. Grupi hetimor ku vijon punën, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
