Categories Lajme

Mes luksit në Dubai, gazetari jep detajet e arrestimit të Florenc Çapjas

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detajet e operacionit të arrestimit të Florenc Çapja në Dubai.

“Interpol Abu Dabi arreston Florenc Çapjan, pas nje urdherarresti nderkombetar të leshuar nga autoritetet e Republikes se Shqiperise. Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkeshorten dhe femijen.

Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për t’u larguar. Madje, ai eshte treguar bashkëpunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait, për verifikime të mëtejshme.

Policia e Emirateve të Bashkuara, pasi ka kryer verifikimet e rastit. ka konfirmuar faktin se, personi i shoqeruar eshte pikerisht, i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare. Prokuroria e Elbasanit e shpalli në kerkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars.

Por, ndërsa pasdite firmosej urdhërarresti, Çapja ishte larguar qetësisht nga Shqiperia, që në oret e para të mëngjesit. Nuk dihet, nëse Çapja ishte në dijeni te veprimeve te prokurorise, por eshte fakt se vetem disa ore para se te frimosej urdherarresti, ai bashke me familjen e tij, u largua me linje ajrore nga Rinasi, fillimisht drejt Stambollit dhe me pas drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara.

Në momentin që, agjentet e Interpol Abu Dabit kane shkuar në banesen e Çapjas, ai ka paraqitur nje leje qendrimi, me të cilen qendronte në këtë shtet. Zyra e Interpol Tiranes eshte njoftuar mesditen e se premtes, në rruge operative, se Frorenc Çapja ishte arrestuar në Dubai, por zyrtarisht nuk kishte asnje njoftim nga Emiratet e Bashkuara.

Menjeherë, u eshte kerkuar informacion kolegeve të Interpol Abu Dabi,  në lidhje me personin në fjale.
Konfirmimi zyrtar, se personi i arrestuar në Dubai, eshte Florenc Çapja, ka ardhur vetem te shtunen pasdite… Tashme pritet qe autoritetet shqiptare të paraqesin brenda afatit kohor prej 40 ditesh, dokumentacionin e plote për ekstradimin e Çapjas drejt Shqiperise, ku tashme gjendet i burgosur dhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja” shkruan Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME