Categories Bota

Mes tyre nusja dhe dhëndri, infektohet gjysma e të ftuarve në një dasmë

Një martesë në Ohajo, ku morën pjesë 83 të ftuar, është bërë ngjarja më e fundit e përhapjes së koronavirusit në SHBA, ku u infektuan gati gjysma e të pranishmëve.

32 persona u infektuan në dasmën e fundit, përfshirë edhe çiftin, Anthony dhe Mikayla Bishop dhe tre gjyshërit e tyre, dy prej të cilëve kishin nevojë për kujdes urgjent. Çifti deklaroi për televizionin lokal të lajmeve në Ohajo, se kishin marrë masa paraprake për ditën e tyre të madhe. Pas rritjes lokale të rasteve, ata vendosën të ulnin ndjeshëm listën e tyre të të ftuarve duke e reduktuar nga 200 në 83.

Ata thanë se pastruesi i duarve dhe maskat e fytyrës u shpërndanë gjithashtu në ngjarje, por përveç gjyshërve të çiftit, shumë pak njerëz morën ofertën, madje edhe gjatë kontaktit të ngushtë duke kërcyer. Mikayla tha se ishte e befasuar që njerëzit u infektuan me koronavirus në dasmën e saj. “Nuk mendoja se gati gjysma e të ftuarve tanë të dasmës do të sëmureshin. Ju po argëtoheni. Ju nuk mendoni më për COVID”- tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që një ceremoni martesore në SHBA, është përgjegjëse për shpërthimin e koronavirusit, pasi ngjarje të tilla në Washington, New York dhe Minnesota kanë çuar në përhapjen masive të virusit, ndërsa një martesë në Maine çoi në 176 njerëz që morën koronvirusin, shtatë prej të cilëve vdiqën.

Mikayla tha se ajo filloi të shfaqte simptoma, ndërsa ishte në muajin e mjaltit në Karolinën e Veriut dhe iu desh të ndërpresin pushimet, pas telefonatës se gjyshërit e tyre nuk ishin mirë me virusin. Çifti i sapo martuar vendosi të shkurtojë pushimet e tyre pasi mori një telefonatë se gjyshërit e tyre nuk ishin mirë.

Ngjarja e 31 Tetorit vjen ndërsa shtetet në të gjithë SHBA shohin një rritje të rasteve të koronavirusit dhe spitalet e mbingarkuara kanë bërë që zyrtarët të vendosin kufizime të reja mbi bizneset e brendshme dhe shkollat. Shteti i Ohajos është një vendet ku rastet janë rritur dy javët e fundit, duke u rritur nga 221,000 në 2 nëntor në 305,000 të hënën, sipas Universitetit Johns Hopkins, ndërsa tani përballet me një shtetrrethim në një përpjekje për të frenuar përhapjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME