Categories Lajme

Mes varfërisë ekstreme dhe sëmundjes, familja Sula apelon për ndihmë: Banesa rrezikon të shembet. Na ndihmoni!

Mes maleve të larta që rrethojnë fshatin “Kraj Reç” në Bashkinë e Dibrës jeton në kushte ekstremisht të varfra familja Sufa prej pesë anëtarësh.

Kryefamiljari Xhelal Sufa thotë se jetesa është tepër e vështirë pasi nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike pos ndihmës ekonomike prej 6 mijë lekësh që marrin nga bashkia.

Ai shton se jo vetëm që nuk ka asnjë të punësuar, por nuk ka as bagëti e tokë për ta kultivuar. Xhelali prej një viti nuk mund të bëjë asnjë punë pasi një thyerje e këmbës, e ka bërë të pamundur të punojë. Por si të mos mjaftonin problemet ekonomike, banesa e familjes Sufa është gati në shembje të plotë. Në fillim të këtij viti, banesa u dëmtua shumë në anën perëndimore, por askush nuk i ka ndihmuar.

E zonja e shtëpisë, Luftime Sufa thotë se banesa është e ndarë për dy familje, ndërsa dhoma në të cilën jetojnë aktualisht është e kunatit, pasi dhomat e tyre janë shembur e janë krejtësisht të rrezikshme. Apeli i saj është për të gjithë shqiptarët që ta ndihmojnë për një banesë të sigurt. Luftimja ka një lutje për drejtuesit e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

Lusiana është 16 vjeçe ndërsa ka ndërprerë shkollën pas mbarimit të klasës së 9-të.

Ëndrra e saj ishte të vazhdonte edhe gjimnazin, por familja e saj nuk kishte mundësi ekonomike. Kryefamiljari Xhelal Sufa shoqërohet gjatë gjithë kohës nga dy persona pasi e ka të vështirë të ecë vetë. Në pamundësi për të ndryshuar të ardhmen e saj, kjo familje shpresën e vetme e ka tek instancat shtetërore dhe tek shqiptarët që duke u bërë bashkë ta ndihmojnë dhe ta nxjerrin nga ky mjerim që i shoqëron prej shumë vitesh./Balkan Web

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME