Categories Kulture

Mesazhi i Ermonela Jahos: Nëse nuk duam njëri-tjetrin do zhdukemi si komb

Një koncert bamirësie në ndihmë të vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit riktheu Ermonela Jahon në skenën shqiptare. Sopranoja me famë ndërkombëtare interpretoi krah 4 artisteve të tjera shqiptare mbrëmjen e së martës në Tiranë në sallën e Katedrales Ortodokse

Tetori rozë i sjell ndërmend kujtimin e dy mikeshave që humbën jetën nga kjo sëmundje por edhe rolin e saj si grua e artistë në këtë nismë.

Jaho: Para dy muajsh kam humbur dy mikeshat e mia në moshën time, kështu që më kujton çdo ditë. Nëse do kujtohemi çdo ditë do të jemi qënie humane më të mira.

Kontributin e saj e cilëson modest ndaj një thirrje drejton për të gjithë qytetarët dhe institucionet.

Jaho: Kush ka në dorë me një emër, me një pozitë, bëj, jep atë çfarë ke në dorë. Është detyrim human. Nëse ne nuk do vlerësojmë dhe duam njeri tjetrin ne do të zhdukemi si komb.

Koncertit me vlera të larta artistike, i janë bashkuar edhe Vikena Kamenica, Elda Laro, Enada Hoxha dhe pianistja Paola Jaho.

Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të shkojnë për ndërtimin e një qendre për ofrimin e shërbime ndaj grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit si dhe të afërmit e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME