Categories Sport

Oriku ditën e djeshme ka prezantuar trajnerin e sapozgjedhur

Ashtu siç u njoftua nga Panorama Sport,Oriku ditën e djeshme ka prezantuar trajnerin e sapozgjedhur e është pikërisht tekniku me shumë eksperiencë Eqerem Memushi.Dje është kryer dhe seanca e parë stërvitore e kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Turbinës.Prezantimi është bërë rreth orës 14:00 në Kompleksin Sportiv Oriku në prani të lojtarëve dhe stafit drejtues të ekipit.Në fjalët e para të teknikut vlonjat shihet qartë dëshira dhe besimi për të rrëmbyer rezultate pozitive e për të renditur skuadrën në ekipet më të mira të Grupit B.Në një prononcim për Panorama Sport Memushi shprehet:”Jam i lumtur që do të drejtoj skuadrën e Orikut në këtë rrugëtim që është sa i bukur aq edhe i vështirë e sfidues.Arsyet që zgjodha këtë skuadër janë planet afatgjata që klubi ka,por njëkohësisht dhe korrektësia e serioziteti i presidencës të cilët synojnë që skuadra të eci sa më mirë.Kushtet,infrastruktura e gjithçka tjetër duket shumë mirë.Do të jem i përqëndruar vetëm tek Oriku,për të cilin duhet të punojmë sa më fort.Si një djalë i këtij qyteti,e ndieja detyrim të jap dhe unë kontributin tim për ekipin,që të gjithë e quajmë “një Flamurtar i vogël”.Për sa i përket lojtarëve,jane çuna që i njoh të gjithë shumë mirë,i di kapacitetet e tyre dhe çfarë janë në gjendje të arrijnë.Mendoj se bashkëpunimi ynë do ti sjellë frytet e tij,e presim që gjithçka të shkojë sa më mirë.Sapo kam përfunduar stërvitjen e parë me skuadrën dhe gjithçka shkoi shkëlqyeshëm.Tani sytë tabë janë drejt takimit të fundjavës ndaj Turbinës,skuadër ndaj së cilës do të kërkojmë rezultat pozitiv.”ka mbyllur deklaratën e tij vlonjati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME