Categories Lajme

Mesila Doda humb të atin: Në të gjitha arritjet e mia është dora e këtij burri të jashtëzakonshëm

Dita e sotme ka rezultuar tragjike për deputeten Mesila Doda. Ajo ka humbur të atin dhe lajmin e hidhur e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale. Doda ka publikuar një foto, ku shfaqen së bashku dhe ka shprehur të gjithë dhimbjen e madhe që po përjeton në këto momente të vështira. “Lamtumire heroi im! Sot eshte nje dite trishtimi tejet e thelle per familjen tone. U nda nga jeta babai im dr. Fatmir Doda.

Baba i jashtezakonshem, mjek i perkushtuar e i mrekullueshem, burre qe i qendroi stuhive te kohes e sherbeu gjithe jeten e tij me profesionalizem e dashuri.

Sot u mbyll jeta e nje njeriu antikonformist e i papajtuar me standartet e nje kohe skllaveruese, e nderkohe mjeku i dhimbsur qe i sherbeu zonave te Kukesit e me vone gjithe fshatrave te Tiranes. Une sot humba heroin tim te femijerise e gjithe jetes. Ne te gjitha arritjet e mia eshte dora e ketij burri te jashtzakonshem qe me besoi, me mbeshteti e me rriti si nje njeri qe perballet me te miren e te keqen. Lamtumire heroi im. Sot pushon ne paqen e Zotit dhe gjithe miresia e dashuria e tij qofte me ty… Ceremonia mortore do te zhvillohet neser ne oren 17 nga Funeral Home Univers, Rr: Bardhyl, Perballe Postes Shqiptare per ne varrezat e Tufines”, ka shkruar ajo në “Facebook

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME