Benjamin Franklin ishte më i vjetri nga burrat e shquar që themeluan shtetin amerikan dhe i pari amerikan i nderuar në Evropë si shkencëtar dhe burrë shteti, si mbrojtës i të drejtave të kolonive amerikane para mbretit të Anglisë. Benjamin Franklin përfaqëson suksesin amerikan: nga djali i një sapunbërësi, me punë të madhe e të pavarur ai e ngriti veten në lartësinë e madhështisë. Biografi i tij Alfred Tamarin e përmbledh kështu rritjen e personalitetit të Benxhamin Frenklinit. “Benjamin Franklin ishte amerikani i parë që u bë figurë botërore. Nga një djalë i ri me prirje për shkollë ai u bë shkencëtar, shpikës, legjislator, diplomat dhe burrë shteti me famë botërore”.Emri i Benxhamin Franklinit është i vetmi emër të cilin e shohim në katër dokumentet kryesore të themelimit të Shteteve të Bashkuara: Deklaratës së Pavarësisë, Kushtetutës, Traktatit të Aleancës me Francën dhe Traktatin e paqes me Anglinë.
40 thenie nga Franklin
- Luftoji gjithnjë veset e tua, jeto në paqe me fqinjët e tu dhe bëj që çdo vit i ri të të gjejë më të mirë.
- Zemra e një të çmenduri është në majën e gjuhës së tij, por gjuha e një të mençuri është në zemrën e tij.
- Mësoji tët biri/vajzës të heshtë, të flasë mëson vetë.
- Të rebelohesh ndaj tiranëve është t’i bindesh Zotit.
- Nëse macja mban doreza, zor se do të zërë minj.
- Tragjedia e jetës është se plakemi shumë herët dhe mësojmë shumë vonë.
- Çdo gjë që nis me tërbim, mbaron me turp.
- Një varkë me vela dhe një femër shtatzënë, janë gjërat më të bukura që mund të shihen.
- Nëse e dashuron jetën, mos e shpërdoro kohën, pasi koha është substanca nga e cila përbëhet jeta.
- Kujdes me shpenzimet e vogla, pasi një peshë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.
- Tre persona mund ta mbajnë një sekret, nëse dy prej tyre janë… të vdekur.
- Ata që mund të heqin dorë nga liria thelbësore për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk e meritojnë as lirinë e as sigurinë.”
- Kurrë s’ka ekzistuar paqe e keqe ose luftë e mirë.
- Nëse dështon të planifikosh, ti je duke planifikuar të dështosh.
- Investimi në dituri paguan interesin më të mirë.
- Fshatari mes dy avokatëve është sikur peshku mes dy macesh.
- Shtëpia nuk është vendbanim, përveç nëse ka ushqim dhe ngrohtësi për mendjen edhe për trupin.
- Një lek i kursyer është një lek i fituar.
- Të jesh i ngadalshëm në përzgjedhjen e shokëve, edhe më i ngadalshëm në ndërrimin e tyre.
- Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.
- Të jesh injorant nuk është turp aq i madh, sa të mos duash të mësosh.
- Zoti u ndihmon atyre që ndihmojnë veten.
- Mysafirët, si peshqit, fillon t’u vijë era pas tri ditësh.
- Gjysmë e vërteta shpesh është një gënjeshtër e madhe.
- Të jesh i varfër nuk është turp, por të turpërohesh për atë, është.
- 26.Ai i cili i ekspozon shumë shpesh gruan dhe kuletën është në rrezik t’i huazohen që të dyja.
- Ai i cili është i mirë për arsyetime, rrallë është i mirë për ndonjë gjë tjetër.
- Kush jeton veç nga shpresa do të vdesë nga uria.
- Ai i cili ngrihet vonë, duhet të ecë shpejt gjithë ditën.
- Kush dashurohet në veten e tij nuk do të ketë asnjë rival.
- Nëse njeriu zbraz kuletën në kokë, askush nuk mund t’ia marrë.
- Nëse nuk rrimë bashkë, patjetër duhet të rrimë të ndarë.
- Nëse dëshiron shumë gjëra, shumë gjëra do të duken pak.
- Nëse dëshiron të jesh i dashur, duaj dhe bëhu i dashur.
- Në këtë botë asgjë nuk është e sigurt, përveç vdekjes dhe tatimev
- Mosha e humbur nuk është gjetur asnjëherë për
- Shumë njerëz mendojnë se po blejnë kënaqësinë, kur ata në të vërtetë i shesin veten asaj.
- Asnjë komb nuk është shkatërruar ndonjëherë nga tregtia.
- Vrojto të gjithë njerëzit, veten më së shumti.
- Mos fol keq për asnjë njeri, por i thuaj të gjitha të mirat që i di, për të gjithë./ supershendeti.com
