Categories Lifestyle

Mësoni rreth efekteve negative të pijeve energjike

Pijet energjike shkaktojnë efekte negative në shëndet në më shumë se gjysmën e të rinjve. Një studim i ri ka zbuluar se mbi gjysma e të rinjve kanadezë që kanë konsumuar ndonjëherë një pije energjike kanë përjetuar efekte negative shëndetësore, përfshirë rrahjet e shpejta të zemrës, të përzier dhe në raste të rralla edhe kriza.

Konsumi i pijeve energjike, të cilat përmbajnë sasi të përqendruar të kafeinës dhe stimuluesve të tjerë, sheqerna, vitamina dhe aminoacide të tilla si taurina, është rritur në mënyrë dramatike prej kanadezve të rinj vitet e fundit. Gjithmonë është thënë që pijet mund të shkaktojnë një sërë efektesh të dëmshme shëndetësore, megjithatë deri më tani ka pasur pak hulumtime se sa janë të përhapura këto efekte të dëmshme, veçanërisht në mesin e të rinjve që mund të jenë edhe më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës dhe stimuluesve të tjerë.

Për të eksploruar më tej, një ekip studiuesish nga Universiteti i Uaterloos bëri një studim mbarëkombëtar duke pyetur 2.055 të rinj kanadezë të moshës 12 deri në 24 në lidhje me konsumin e mëparshëm të pijeve energjike.Pjesëmarrësit u pyetën nëse ata kishin përjetuar ndonjë rezultat negativ shëndetësor pas pirjes së pijeve energjike, me ngjarje të pafavorshme nga pirja e kafesë gjithashtu të vlerësuara për të bërë një krahasim.

Nga ata që kishin raportuar të konsumonin pije energjike në një pikë të jetës së tyre (73.8%), 55.4 përqind raportuan se kishin përjetuar një gjendje të pafavorshme shëndetësore, me 24.7 përqind që kishin një rrahje të shpejtë të zemrës, 24.1 përqind kishin vështirësi në gjumë dhe 18.3 përqind përjetonin dhimbje koke.

Aktualisht, legjislacioni kanadez ka për qëllim që të ndalojë që pijet energjike të shiten tek fëmijët, megjithatë Hammond shtoi se, “Numri i efekteve shëndetësore të vërejtura në studimin tonë sugjeron që duhet të bëhen më shumë për të kufizuar konsumin midis fëmijëve dhe të rinjve. Për momentin, nuk ka kufizime për fëmijët që blejnë pije energjike, dhe ato blihen në pikën e shitjes në dyqanet ushqimore.  Pijet energjike gjithashtu nuk rekomandohen për përdorim nga njerëzit që marrin pjesë në aktivitete sportive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME